Ka filluar asfaltimi i rrugëve dhe rrugicave në fshatin Dranoc të Deçanit

Në kuadër të investimeve në infrastrukturën rrugore, kanë filluar punimet për asfaltimin e të gjitha rrugëve dhe rrugicave në fshatin Dranoc.

“Pas fillimit të asfaltimit në Dranoc, punimet do të vazhdojnë edhe në fshatrat Voksh, Pobergjë, Hulaj,” – ka deklaruar drejtori i Shërbimeve Publike në komunën e Deçanit, z. Izet Zenuni.

Këto projekte janë pjesë e angazhimit të Komunës së Deçanit për përmirësimin e infrastrukturës dhe kushteve të jetesës për qytetarët në të gjitha vendbanimet.

Kontrolloni gjithashtu

Organizimi “Zjarri i Lirisë” me 9 shtator mbahet në Jezerc

Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së Dega në Ferizaj në kuadër të organizimit Zjarri …