Asfaltohen rrugët e lagjeve në Izbicë të Skenderajt

Komuna e Skenderajt po vazhdon asfaltimin e rrugëve të lagjeve në fshatra. Lagjet e fshatit Izbicë po bëhen me rrugë të asfaltuara. Kërkesat e banorëve të këtij fshati kanë qenë asfaltimin i rrugëve të lagjeve të fshatit.

Investimet e Komunës së Skenderajt në Izbicë janë të merituar dhe do të vazhdojnë edhe në të ardhmen. Ky fshat ka dhënë kontribut të rëndësishëm për lirinë e Kosovës dhe meriton të jetë atraktiv për të jetuar me infrastrukturë moderne.

Investimet e Komunës së Skenderajt po realizohen me dinamikë të shtuar dhe po ndikojnë direkt në përmirësimin e jetës se banorëve në tërë territorin e Komunës.

Kontrolloni gjithashtu

U mbajt akademi përkujtimore në nderim të heroit Abaz Thaçi dhe 10 dëshmorëve tjerë nga Drenica

Në Qendrën e Kulturës “Hasan Prishtina” në qytetin e Skenderajt është mbajtur akademi përkujtimore në …