leoni

Asfaltohet edhe një rrugë në Pagarushë të Malishevës

Sot në fshatin Pagarushë të komunës së Malishevës, përkatësisht në lagjen Bajdan, ka filluar asfaltimi i rrugës së kësaj lagjeje, e cila lidhet me rrugën kryesore të fshatit. Asfaltimi i kësaj rruge, është në kuadër të rregullimit të infrastrukturës së përgjithshme në Komunën e Malishevës, me qëllim të krijimit të kushteve më të mira, për të gjithë banorët. Asfaltimin e rrugës, e ka parë nga afër edhe kryetari i Komunës së Malishevës, Ragip Begaj, i cili i ka uruar banorët e kësaj lagjeje, për rrugën.

Kryetari Begaj, ishte i shoqëruar edhe nga drejtori i Drejtorisë së Urbanizmit, Ahmet Morina dhe zyrtarë tjerë përgjegjës, të cilët e kanë parë nga afër shtrimin e rrugës dhe cilësinë e punimeve.

Me këtë rast, kryetari Begaj, i ka uruar banorët e kësaj lagje, banorët e së cilës, nga sot, e kanë më të lehtë lëvizjen, pasi rrugën kryesore të fshatit, e kanë rreth tetëqind metra larg. “Qëllimi i yni është rritja e mirëqenies së qytetarëve të Komunës së Malishevës, pa dallime, prandaj edhe kjo rrugë që sot kemi mundësi ta asfaltojmë, është në kuadër të përpjekjeve tona për rritjen e mirëqenies dhe krijimit të kushteve më të mira, në këtë rast, për lëvizjen tuaj më të lehtë dhe pa probleme”, tha kryetari Begaj.

Nga ana tjetër, banorët e kësaj lagjeje, e kanë falënderuar kryetarin Begaj, për angazhimin e tij në rregullimin e rrugës së kësaj lagjeje, pasi gjithmonë kanë pasur problem qarkullimin, sidomos kur ka të reshura atmosferike. Sipas tyre, askush deri më tani nuk ishte interesuar për banorët e kësaj lagjeje, dhe kjo që sot po bëhet, është shumë e dobishme për ta.

Përndryshe, fshati Pagarushë, është prej fshatrave të mëdha të Komunës së Malishevës, por karakteristikë e këtij fshati është relievi i thyer dhe largësia mes lagjeve, të cilat gjenden me kilometra larg njëra tjetrës. Rruga kryesore e kësaj lagje, që lidhet me rrugën kryesore të fshatit, është e gjatë afër 800 metra.

Kontrolloni gjithashtu

Filloi edhe një projekt i ri rrugor në komunën e Skenderajt

Filloi edhe një projekt i ri rrugor në komunën e Skenderajt, shumë i rëndësishëm për …