Sali Asllanaj: I bëj apel opozitës të kthehet në Kuvend, sepse aty ka hapësirë të mjaftueshme për prezantin të ideve

Asllanaj: Koalicionin mund ta prishin vetëm ata që e kanë bërë e jo partitë opozitare

Duke komentuar paralajmërimet për prishjen e koalicionit qeverisës PDK-LDK, zyrtari i lart i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Sali Asllanaj ka thënë se koalicioni prishet vetëm nëse këtë e duan partitë që e kanë krijuar atë e jo partitë opozitare. Ai ka shtuar më tutje se koalicioni qeverisës (PDK-LDK) e ka për obligim dhe duhet t’i përfundojë çështjet madhore që janë në interes të shtetit: ushtria, demarkacioni me Malin e Zi dhe asociacioni i komunave serbe. Këtyre çështjeve madhore nuk do të mund t’u bënin ballë koalicionet e tjera, ka theksuar zyrtari i lart i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Sali Asllanaj.

Kontrolloni gjithashtu

Gjuriq akuzon KQZ-në për diskriminim politik ndaj serbëve, e lidh vendimin me heqjen e masave të BE-së

Ministri i Punëve të Jashtme të Serbisë, Marko Gjuriq, ka reaguar ashpër pasi Komisioni Qendror …