Besimtarët e krishterë katolik sonte festojnë pashkët

Besimtarët e krishterë katolik sonte festojnë pashkët. Ceremonia kryesore në vendin tonë për shënimin e Festës së Pashkëve do të mbahet në Katedralen “Nënë Tereza” në Prishtinë. Mesha solemne e Pashkëve në Katedralen “Nënë Tereza”, fillon në ora 21:00. Kremtimi i Festës së Pashkëve do të vazhdojnë edhe nesër dhe në mesditën e së dieles do të mbahet mesha në të gjitha kishat katolike. Në mbrëmje do të jetë pritja solemne për Pashkë në Rezidencën e Ipeshkvisë, pranë Katedrales “Nënë Tereza” në Prishtinë, e cila organizohet nga Ipeshkvi i Kosovës, Dodë Gjergji.

Kontrolloni gjithashtu

Edi Rama në Samitin BE–Ballkani Perëndimor, liderët europianë mblidhen në Mal të Zi për zgjerimin e Unionit

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, do të marrë pjesë në Samitin BE–Ballkani Perëndimor që zhvillohet …