Mustafa: Kufijtë nuk ridefinohen me referendume të anshme e as me konferenca për medie

Kryeministri Mustafa pranon se vendi mund të shkoj në zgjedhje të parakohshme

Kryeministri, Isa Mustafa ka pranuar se vendi mund të shkoj në zgjedhje të parakohshme. Ai i ka deklaruar Radios Evropa e Lirë se nëse Kuvendi nuk e ratifikon Marrëveshjen për Demarkacionin e kufirit me Malin e Zi, atëherë vendi do të shkoj drejt zgjedhjeve. Qeveria e ka bërë punën e vet, por Qeveria nuk mund ta përfundoj punën e vet pa parlamentin. Prandaj, në këtë rast mbetet përgjegjësi e deputetëve të subjekteve politike që janë në pushtet, por edhe të opozitës. Kuvendi duhet ta merr përgjegjësinë për këtë. Mendoj që është përgjegjësi shumë e madhe, sepse natyrisht që një Kuvend i cili nuk e konsideron çështjen e nxjerrjes së qytetarëve të vet nga izolimi dhe i mbanë në izolim për kauza politike ose për interesa personale, ai Kuvend mandej shtrohet pyetja se a ka të drejtë morale edhe më tutje të ekzistojë apo ta rivlerësojë vetveten, ka theksuar kryeministri, Isa Mustafa.

Kontrolloni gjithashtu

Matti Nissinen: Kosova duhet të anëtarësohet në Këshillin e Evropës, madje shumë shpejt

Ambasadori i Finlandës në Kosovë, Matti Nissinen, ka bërë të ditur se vendi i tij …