Asnjë politikan nuk do të flasë në marshin “Drejtësi, jo politikë”

Marshi “Drejtësi, jo politikë”, i cili mbahet më 17 shkurt në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë me fillim në ora 14:00, do të zhvillohet pa fjalime politike nga politikanë, ka bërë të ditur përfaqësuesi i platformës “Liria ka Emër”, Ismail Tasholli, Marshi do të nisë me performancën e artistit Lyrical Son, ndërsa përmbyllet nga Ilir Shaqiri. Tasholli theksoi se ngjarja synon të jetë një përjetim kulturor dhe shoqëror, duke respektuar apolitikën e figurave të UÇK-së, të cilat sipas tij nuk kanë qenë të lidhura me partitë politike në kohën e angazhimit të tyre. Ai ftoi qytetarët që të marrin pjesë me familje, duke përfshirë fëmijët, gratë dhe të moshuarit, për të shprehur mbështetjen ndaj drejtësisë dhe kujtesës historike në një marsh pa motive politike.

Kontrolloni gjithashtu

Bedri Hamza kritikon Qeverinë në Kuvend: Varfërimi i qytetarëve është rritur për 6%

Kryetari i PDK-së, Bedri Hamza, ka kritikuar ashpër Qeverinë gjatë seancës së jashtëzakonshme në Kuvendin …