Asociacioni i Komunave të Kosovës ka reaguar lidhur me Projektligjin për Pagat, të cilin e ka publikuar Qeveria

Asociacioni i Komunave kërkon shtyrjen e afatit për miratimin e buxheteve 2026

Bordi i Asociacionit të Komunave të Kosovës i ka dërguar një kërkesë zyrtare Ministrit në detyrë të Financave, Hekuran Murati, për shtyrjen e afatit ligjor për miratimin e buxheteve komunale për vitin 2026. Sipas ligjit aktual, komunat duhet t’i miratojnë buxhetet deri më 30 shtator, por AKK thekson se fillimi i fushatës zgjedhore më 13 shtator e bën të pamundur funksionimin normal të Kuvendeve. Bordi propozon që buxhetet të miratohen pas zgjedhjeve lokale dhe konstituimit të Kuvendeve të reja, në mënyrë që ato të pasqyrojnë prioritetet e kryetarëve të rinj dhe të jenë më transparente e gjithëpërfshirëse.

Kontrolloni gjithashtu

Debate në KQZ mes Listës Serbe dhe partive shqiptare

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka nisur sot mbledhjen me debate të ashpra mes përfaqësuesve të …