Asociacioni i propozuar nga BE-ja siguron vetëqeverisje dhe autonomi substanciale për serbët e Kosovës

Projekt-statuti për themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe, i propozuar nga Bashkimi Evropian më 21 tetor, siguron një vetëqeverisje kornizë me autonomi substanciale për komunitetin e serbëve të Kosovës. Ky projekt-statut, i dalë nga zyra e  emisarit të BE-së, Lajçak, ka një përmbajtje prej 11-faqesh dhe përmban në formë të shkruar parimet, objektivat e kompetencat e themelimit të Asociacionit. Njëra nga pikat e projekt-statutit parasheh rregullimin e strukturës organizative të Asociacionit. Bazuar në këtë projekt statut Asociacioni do të ketë kuvendin e tij, kryetarin, nënkryetarin, bordin, këshillin këshilldhënës dhe zyrën për ankesa. Te pika “Objektivat kryesore” në draftin e statutit thuhet se ai “siguron një vetëqeverisje kornizë me autonomi substanciale për komunitetin e serbëve të Kosovës”.

Kontrolloni gjithashtu

Gjykata Speciale refuzon lirimin e përkohshëm të ish-krerëve të UÇK-së – Avokati: Vendim paragjykues dhe pa bazë ligjore

Gjykata speciale në Hagë kanë refuzuar sërish kërkesat për lirimin e përkohshëm të ish-krerëve të …