Brickos

Asociacioni i Komunave të Kosovës shënon 15 vjetorin e themelimit

Asociacioni i Komunave të Kosovës (AKK) ka shenuar 15 vjetorin e themelimit dhe të funksionimit të saj, me ç’rast ka organizuar një konferencë  me temën “16 vite të pushtetit lokal dhe roli i AKK-së”, ku pjesëmarrës ishin kryetarë të komunave të Kosovës, ambasadorë dhe shefa të organizatave ndërkombëtare.

Në konferencën e organizuar nga  Asociacioni i Komunave të Kosovës, mbajtur në Prishtinë, kryetari i Komunës së Mitrovicës, Agim Bahtiri në fjalimin e tij drejtuar të pranishmëve ka folur për qeverisjen lokale, zhvillimin ekonomik dhe problemet tjera me te cilat po përballet komuna e Mitrovicës.

Kryetari Bahtiri kërkoi nga AKK-ja që të mbështesë në mënyrë të veçantë komunën e Mitrovicës, pasi ajo ka probleme të shumta që nuk i kanë komunat tjera, e që janë si pasojë e situatës aktuale politike e të sigurisë.

Asociacioni i Komunave të Kosovës në bashkëpunim me partnerët dhe bashkëpunëtorët e vetë ka  organizuar  aktivitete katër ditore në kuadër të projektit “Java e Komunave”, ku gjatë këtyre ditëve do të mbahet edhe panairi i komunave. Ne këtë panair komunat do të prezantojnë prodhimet e veta lokale me broshura, planet e strategjisë komunale, si dhe sfidat e komunave në vitet e ardhshme.

Kontrolloni gjithashtu

U asfaltua rruga në lagjen Veli-Miftari në fshatin Jezerc

Në komunën e Ferizajt u asfaltuan  mbi 1 kilometër rrugë në lagjen Veli-Miftari në fshatin …