M. Haradinaj-Stublla: Aleanca e Kosovës më Shtetet e Bashkuara të Amerikës është e përjetshme dhe e pandryshueshme

Asociacionin që e kërkon Amerika nga Kosova, nuk është asociacioni për të cilin angazhohet Serbia, tha ish ministrja, Meliza Stublla

Ish-ministrja e Punëve të Jashtme, Meliza Haradinaj-Stublla, ka thënë se Asociacionin që e kërkon Amerika nga Kosova, nuk është asociacioni që e pretendon Serbi. Dialogu duhet të trajtohet me prioritet, të kapitalizohet vëmendja amerikane për ta arritur një zgjidhje përfundimtare sa më shpejt me Serbinë, duke forcuar subjektivitetin ndërkombëtar,  por ky forcim nuk duhet të bëhet me çmimin e defunksionalizimit të shtetit përbrenda. Shtetet e Bashkuara e konsiderojnë dialogun Kosovë – Serbi si çështje urgjente të sigurisë evropiane, dhe status kuoja do të rrezikojë edhe më shumë brishtësinë e kësaj sigurie – sidomos pas fillimit të luftës në Ukrainë, zhvillimeve kriminale në veriun e Republikës së Kosovës, dhe kërcënimit të hapur të Serbisë për luftë kundër Kosovës”, ka shkruar Meliza Haradinaj.

Kontrolloni gjithashtu

Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së paralajmëron bllokimin e punës së Kuvendit dhe Qeverisë nga 26 korriku

Vendimi i Supremes hap rrugë punësimit për veteranët pa humbur pensionin

Ish-pjesëtarët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, prej vitesh përballet me vështirësi serioze ekonomike, duke u …