Musliman Rohinga

Associated Press: 400 trupa myslimanë rohinjas janë gjetur në një varrezë masive

Qindra Muslimanë rohinjas u masakruan dhe u varrosën në pesë varreza masive, bëri  të ditur një hetim i kryer kryer  Associated Press. Agjencia e lajmeve raportoi se në bazë të deklaratave të një dëshmitari janë zbulura masakra në rajonin e Mianmarit e të Arakanit. Ato janë zbuluar në saje imazheve satelitore dhe videove të regjistruara nga telefonat celularë, të cilat kanë  gjetur pesë varre të reja masive në fshatin Dar Pyin, në veri të Arakanit. Fshati u dogj dhe u shkatërrua plotësisht dhe së paku 75 trupa u vunë re në pamjet video të dëshmitarëve të masakrës. Sipas dëshmitarëve okularë, rreth 400 trupa janë gjetur në varre masive, raporton Anadolia. Një nga fshatarët lokalë që i shpëtoi masakër konfirmoi se ushtria e Mjanmarit kishte hyrë në fshat dhe kishte hapur zjarr ndaj civilëve. Dëshmitarët thonë se panë kur  ushtria vrau një grua të moshuar dhe nipin e saj trevjeçar.

Kontrolloni gjithashtu

Konfirmohet zyrtarisht se Kosova nuk do të jetë në agjendën e Komitetit të Ministrave për anëtarësim në Këshillin e Evropës

Kosova nuk do të jetë në agjendën e Komitetit të Ministrave për anëtarësim në Këshillin …