leoni

Atalanta Kërçyku: Shkrimtari Albert Zholi merr titullin e lartë "Ambasador i Paqes"

Atalanta Kërçyku: Shkrimtari Albert Zholi merr titullin e lartë “Ambasador i Paqes”

Në ambientet e Muzeut Historik Kombëtar u zhvillua ceremonia e dhënies së titullit “Ambasador i Paqes” shkrimtarit dhe publicistit të mirënjohur Albert Z. Zholi. Në Këtë ceremoni merrnin pjesë shkrimtarë, poetë, intelektualë të fushave të ndryshme, miq dhe dashamirës të artit. Certifikatën z, Zholi ja dorëzoi z, Gaqo Apostoli  Kryetari i Federatës Universale të Paqes në Shqipëri. Në fjalën e dorëzimit z. Apostoli i bëri një rezyme krijimtarisë së Zholit si autor i 22 librave, redaktor i 160 librave dhe autor i mbi 3 mijë intervistave kur ka qenë pjesë e stafit të gazetës së mirënjohur “Telegraf”. Shkrimtari Zholi pasi falënderoi z. Apostoli theksoi: Bota u përket njerëzve që propagandojnë paqen dhe jo njerëzve që nxisin luftën”.

Titulli Ambasador për Paqe u jepet atyre individëve jeta e të cilëve mishëron parimin e të jetuarit për hir të të tjerëve dhe që i përkushtohen praktikave që promovojnë vlera morale universale, familjen e fortë e të qëndrueshme, bashkëpunimin ndërfetar dhe ndëretnik, harmoninë ndërkombëtare, rinovimin e Kombeve të Bashkuara dhe vendosjen e një kulture të paqes. Duke kapërcyer kufijtë racialë, fetarë, kombëtarë dhe etnikë ambasadorët për paqen kontribuojnë në përmbushjen e shpresës së të gjitha kohërave – një bote e bashkuar në paqe ku dimensionet fizike dhe shpirtërore të jetës janë në harmoni.

Iniciativa e Ambasadorëve të Paqes e ka zanafillën në janar të vitit 2001. Deri tani në botë numërohen mbi 100 000 Ambasadorë të Paqes. Ndërsa, në Shqipëri dhe Kosovë janë emëruar rreth 1500 Ambasadorë të Paqes, të cilët përfaqësojnë elitën e shoqërisë shqiptare duke përfshirë këtu udhëheqës të sferës politike, akademike, fetare, shoqërisë civile, etj. Ceremonia u zhvillua në një ambient festiv ku u promovua dhe revista letrare “Alternativa” e drejtuar nga poetja Eltona Lakuriqi, pjesë e së cilës ishte dhe z. Zholi.

Kontrolloni gjithashtu

Brenda mureve të Kishës Katolike në Francë është abuzuar seksualisht me 216 mijë të mitur që nga viti 1950

Qeveria e Spanjës miratoi një plan për të kompensuar viktimat e abuzimit seksual të Kishës Katolike

Qeveria spanjolle miratoi një plan për të kompensuar viktimat e abuzimit seksual në Kishën Katolike. …