Maqedonia ka kthyer në Greqi 700 refugjatë në mesin e tyre edhe 28 gazetarë dhe reporterë të huaj

Athina nis bashkëpunimin me Shqipërinë për krizën e refugjatëve

Gazeta greke ‘To Vima’ teksa kritikon Qeverinë e Tsipras për pasivitet ndaj krizës së refugjatëve, bën me dije se Athina zyrtare ka nisur një qasje të re ndaj fqinjëve të saj, Shqipërisë, Maqedonisë dhe Bullgarisë për zgjidhjen e kësaj krize. Bëhet fjalë për një proces me dy faza që të ndërmarrë nga Ministria e Jashtme greke. Në fillim parashikohet një takim trepalësh me përfaqësues të Ministrive të Jashtme të Tiranës, Romës dhe Athinës në kryeqytetin grek në 7 prill. Më pas, një takim me krerët e përfaqësive diplomatike të Shqipërisë, Maqedonisë dhe Bullgarisë në kryeqytetin helen. Sipas gazetës “To Vima”, kjo lëvizje diplomatike ka ardhur si rezultat i shqetësimit nga nënshkrimi i Memorandumit të Mirëkuptimit midis Tiranës dhe Romës, më qëllim mbikëqyrjen e përbashkët të të gjithë brezit kufitar për valën e refugjatëve. Sipas burimeve diplomatike të cilave iu referohet gazeta, kjo qasje me Shqipërinë dhe Italinë do ketë të bëjë me çështje që lidhen me shkëmbimin e informacionit nga organet policore, një bashkëpunim që i është kërkuar Greqisë nga SHBA prej një viti për shkak të fenomenit të hyrjes së xhihadistëve të huaj në Europë.

Kontrolloni gjithashtu

Kryeministri Edi Rama ndan pamje nga punimet që po bëhen në Rrugën e Dukagjinit, që lidh Shkodrën me Gjakovën

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka shpërndarë pamje nga punimet që po bëhen në “Rrugën …