Nëntë vjet me Planin e Ahtisarit, që po e mban Kosovën peng të Beogradit

U bënë 9 vjet qysh kur u miratua plani famëkeq i  Marti Ahtisari, i cili përkufizon statusin e vendit tonë, për sikur thuhet  kërkesat e nevojshme për një Kosovë të ardhshme të  mundshme dhe të stabilizuar. Plani thuhej se përfshinte masa të hollësishme për të siguruar inkurajimin dhe mbrojtjen e të drejtave të bashkësive dhe anëtarëve të tyre, decentralizimin efektiv të qeverisjes dhe ruajtjen e mbrojtjen e trashëgimisë kulturore e fetare serbe. Për më tepër, marrëveshja përshkruante masa kushtetuese, ekonomike dhe sigurie, të cilat së bashku synonin të kontribuojnë në zhvillimin e një Kosove shumë-etnike, demokratike. Një element i rëndësishëm i marrëveshjes konsiderohej edhe mandati që i jepej një pranie ndërkombëtare civile dhe ushtarake në Kosovë për të mbikëqyrur zbatimin e marrëveshjes dhe për të ndihmuar autoritetet kompetente në sigurimin e paqes dhe stabilitetit në vend,  Dispozitat e marrëveshjes kanë pasur përparësi mbi të gjitha dispozitat e tjera ligjore në Kosovë. Pavarësisht se Plani rregullon në tërësi vetëm pozitën e serbëve në Kosovë, duke pranuar sovranitetin historik, gjeografik, toponimik e kulturor serb, ky plan u aprovua  unanimisht nga të gjithë deputetët e atëhershëm të Kuvendit të Kosovës.  Pas shpalljes së pavarësisë së Kosovës më 17 shkurt të vitit 2008 e deri tani Plani i Ahtisarit ka qenë dhe po mbetet pengesa kryesore e ardhmërisë së pavarur të saj. Edhe pse Serbia zyrtare nuk e kishte pranuar zyrtarisht, ajo arriti që duke u bazuar në këtë plan të krijojë bazën për themelimin e një republike serbe në veri të Kosovës.

Kontrolloni gjithashtu

Christopher Hill

Prokuroria për krimet në fushën e teknologjisë, në Serbi, fillon hetimet për kërcënimet që iu kanë bërë, ambasadorit Hill

Një prokurori për krimet në fushën e teknologjisë në Serbi ka filluar hetimet lidhur me …