Atifete Jahjaga: Fondacioni Jahjaga shënoi një hap të rëndësishëm në fushën e sigurisë duke lansuar Rrjetin e Grave në Sektorin e Sigurisë në Kosovë

Sot, Fondacioni Jahjaga shënoi një hap të rëndësishëm në fushën e sigurisë duke lansuar Rrjetin e Grave në Sektorin e Sigurisë në Kosovë. Ky projekt i mbështetur nga Mbretëria e Holandës u formalizua nëpërmjet nënshkrimit të memorandumeve të mirëkuptimit mes Fondacionit Jahjaga të përfaqësuar nga Drejtoresha Ekzekutive znj. Bexheti me Forcën e Sigurisë së Kosovës, Policinë e Kosovës, Inspektoratin Policor të Kosovës dhe Shërbimin Korrektues të Kosovës.
Kjo nismë është pjesë e angazhimit tonë për Agjendën e Grave, Paqes dhe Sigurisë, në përputhje me Rezolutën 1325 të OKB-së, dhe me mbështetjen e çmuar të Mbretërisë së Holandës, përmes Fondit MATRA dhe Human Rights Fund, si dhe bashkëpunimit me institucionet tona vendore dhe partnerët ndërkombëtarë. Ky rrjet synon të fuqizojë bashkëpunimin profesional, ndarjen e përvojave dhe rolin e grave në institucionet e sigurisë.
Shpreh mirënjohje të veçantë për Mbretërinë e Holandës për mbështetjen e vazhdueshme dhe për të gjithë partnerët institucionalë për gatishmërinë dhe bashkëpunimin për realizmin e kësaj iniciative.
Ndryshimi i vërtetë fillon kur vendosim të mos punojmë më vetëm, por së bashku. Pasi kur punojmë së bashku, forcojmë gratë, institucionet dhe vetë sigurinë e Kosovës.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti, ka konvokuar mbledhjen e dytë të Këshillit të Përgjithshëm

Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti, ka konvokuar mbledhjen e dytë të Këshillit të Përgjithshëm

Bashkimi Demokratik për Integrim njofton opinionin publik se sot, Kryetari i BDI-së, z. Ali Ahmeti, …