Kryetarja e Kosovës, Atifete Jahjaga duke folur për postin e saj aktual ka thënë se nuk do të kandidojë për një mandat të dytë, ndërsa aktiviteti i saj në cilësi të kryetares së vendit përfundon më 6 prill 2016, ka thënë Jahjaga për mediet. E pyetur nëse në mandatin e dytë do të ishte edhe më e suksesshme, ajo ka thënë: “Kam ende gjëra që më duhet t’i përmbyllë. Dhe mos harroni ende kam për të luajtur rol në tejkalimin e krizës aktuale. Kudo që do të jem, do të vazhdoj të jem e përkushtuar që të kontribuoj në forma të ndryshme në shumë çështje, të cilat i kam iniciuar në rolin tim si presidente. Sa i përket kandidimit të Hashim Thaçit për president të ardhshëm, presidentja Jahjaga ka thënë se kjo do tu takoj deputetëve të Kuvendit të Kosovës. Është çështje e 120 deputetëve, që janë të thirrur me Kushtetutë, të zgjedhin presidentin e Republikës së Kosovës. Kjo del përtej detyrave të mia kushtetuese të jap vlerësim për këdo nga ky pozicion”,ka thënë Jahjaga, për gazetën “Zëri”.
Kontrolloni gjithashtu
Sami Lushtaku shpreh gatishmërinë për rikandidim në Skenderaj
Kryetari i Degës së PDK-së në Skenderaj, Sami Lushtaku, ka deklaruar se është i gatshëm …