Administrata Tatimore e Kosovës

ATK: Tatimpaguesit që kanë obligime të papaguara mund të përfitojnë nga falja e interesit

Administrata Tatimore ka njoftuar tatimpaguesit që kanë obligime të papaguara ndaj ATK-së se mund të përfitojnë nga falja e interesit. Përmes një njoftimi drejtuar mediave, ATK-ja ka bërë me dije se tatimpaguesit mund  të përfitojnë nga falja e interesit, me kusht që të njëjtit, për periudhat e lartcekura, të kryejnë pagesën e plotë të tatimit bazë (kryegjësë) deri më 31 dhjetor 2020. “Vetëm tatimpaguesit të cilët shfrytëzojnë këtë mundësi dhe përmbushin detyrimin e kërkuar brenda periudhës ligjore deri me 31 Dhjetor 2020, do të përfitojnë nga falja e interesit”, thuhet në njoftim.

Kontrolloni gjithashtu

Dyshimet për manipulim votash në Shipol nxisin hetime, balotazhi në Mitrovicë i ngushtë

Pas raportimeve për dyshime për blerje dhe vjedhje të votës në Shipol të Mitrovicës, ku …