ATSH: Veteranët e UÇK-së, u rreshtuan para bustit të Skënderbeut në shenjë nderimi

Veteranët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës janë mbledhur sot në sheshin “Skënderbej” në Tiranë, në protestën mbarëkombëtare në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së, që po gjykohen në Hagë. Pak para nisjes zyrtare të protestës, veteranët – të veshur me uniformat e UÇK-së dhe të organizuar në formacion simbolik – u rreshtuan para bustit të heroit kombëtar Gjergj Kastrioti-Skënderbeu, në një akt nderimi dhe respekti për figurën që mishëron lirinë shqiptare. Qindra qytetarë nga të gjitha trojet shqiptare kanë marrë pjesë në protestën e tretë të këtij lloji, pas atyre të mbajtura në Prishtinë dhe Hagë. Protesta e sotme është parë si manifestim i unitetit kombëtar dhe shprehje e solidaritetit mbarëshqiptar me çlirimtarët e Kosovës që po përballen me procese gjyqësore ndërkombëtare.

Kontrolloni gjithashtu

Dardan Sejdiu: Situata e krijuar pas reciprocitetit të targave, thjeshtë është zbatim i një marrëveshjeje

Dardan Sejdiu: SHBA po i dërgon Kosovës paralajmërimin e fundit për energjinë dhe investimet strategjike

Analisti politik Dardan Sejdiu ka deklaruar se letra e publikuar së fundmi nga diplomatja amerikane …