Ahmet Qeriqi

Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka thënë se gjatë këtyre tri viteve janë investuar 249 milionë euro në armatim

Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka thënë se gjatë këtyre tri vjetëve janë investuar 249 milionë euro në sistemet e armatimit. Ai tha se kjo shumë është pa përfshirë buxhetin e sivjetmë.  Janë orientuar sipas konceptit të blerjeve shtet me shtet. Blerjet janë investuar në bashkëpunim me ministritë përkatëse të …

Më shumë...

Shqipëria fillon restaurimin e trashëgimisë kinematografike

Procesi i restaurimit të trashëgimisë kinematografike në Shqipëri ka një rëndësi të madhe për ruajtjen dhe promovimin e historisë së vendit përmes filmave. Që nga viti 2012, Arkivi Qendror Shtetëror i Filmit, ka punuar për të restauruar filmat që rrezikonin të shkatërroheshin, duke pastruar dhe digjitalizuar shiritat e vjetër filmik. …

Më shumë...

Kryetarja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, paraqiti përbërjen e re të Komisionit Evropian, për mandatin pesëvjeçar

Von der Leyen

Kryetarja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, paraqiti përbërjen e re të Komisionit Evropian, për mandatin pesëvjeçar. Postin e komisionares për zgjerim, ajo ka vendosur t’ia ndajë kandidates nga Sllovenia, Marta Kos. Por, ajo do të emërohet zyrtarisht vetëm nëse merr mbështetjen e Parlamentit të Sllovenisë dhe të Parlamentit …

Më shumë...

Enver Hasani: Kosova nuk bën të bie në diskursin nacionalist e izolues dhe duhet të qëndrojë larg grackave të Vuçiqit

Enver Hasani: Kryetarja e shkeli Kushtetutën, por mos dekretimi i Blerim Isufajt nuk mund të rrëzohet

Në një intervistë  për Euronews Albania, profesori dhe ish-Kryetari i Gjykatës Kushtetuese të Kosovës, Enver Hasani, kundërshtoi planin që po ndërton Lëvizja Vetëvendosje në prag të zgjedhjeve të ardhshme, veçanërisht për përdorimin e termeve si sovraniteti dhe ligjshmëria lidhur me veriun e vendit. Hasani theksoi se diskursi nacionalist i qeverisë …

Më shumë...

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku kritikon qeverisjen e Kurtit dhe thërret për ndryshim në zgjedhjet e ardhshme

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka kritikuar qeverisjen e kryeministrit Albin Kurti gjatë mandatit të tij katërvjeçar, nënjë tubimi me qytetarët e Komunës së Lipjanit. Sipas tij, kjo qeveri ka mashtruar popullin, duke e lënë Kosovën në varfëri, izolim dhe pa përparim drejt rrugëtimit euroatlantik.  Ai u bëri thirrje qytetarëve …

Më shumë...

Aida Dërguti: Kurtit nuk i konvenon të zbatojë Marrëveshjen e Ohrit në prag të zgjedhjeve

Aida Dërguti: Nuk do të jem pjesë e asnjë liste zgjedhore në zgjedhje por se do të votojë për kandidatët e PSD-së

Ish deputetja, Aida Dërguti ka shprehur mendimin se kryeministri Albin Kurti nuk është i interesuar të zbatojë Marrëveshjen e Ohrit në këtë periudhë, pasi zbatimi i saj nuk do t’i konvenonte në prag të zgjedhjeve parlamentare. Dërguti theksoi se Marrëveshja e Ohrit përfshin një kompromis të madh që i është …

Më shumë...

Gjergj Dedaj: Albin Kurti dhe Aleksander Vuçiq, kanë vese të diktatorëve dhe të dy i takojnë ekstremit të majtë

Ish-ambasadori i Kosovës në Maqedoninë Veriore, politikani, Gjergj Dedaj ka kritikuar punën e diplomacisë në këto tri vite

Ish-ambasadori i Kosovës në Maqedoninë e Veriut, Gjergj Dedaj, ka deklaruar se Kurti dhe Vuçiq, kanë vese të diktatorëve dhe të dy i takojnë ekstremit të majtë. Dedaj, i ka cilësuar lojë shahu veprimet e kohëve të fundit të Kurtit dhe Vuçiqit, të cilat siç ka thënë ai, ata të …

Më shumë...

Sot u bënë 26 vjet kur policia serbe rrëmbeu veprimtarin, Xhavit Haziri, në Prishtinë dhe ia zhduku gjurmët

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli kujton veprimtarin Xhavit Haziri

Më 17 shtator  të vitit 1998, në Prishtinë, policia serbe kidnapoi  dhe zhduku pa gjurmë, veprimtarin, Xhavit Haziri. Ai  ishte njëri nga veprimtarët më të devotshëm të çështjes sonë kombëtare. Qysh nga mosha e hershme mori pjesë  në organizatat ilegale që luftonin për çlirim e ribashkim kombëtar, duke qenë njëri …

Më shumë...

Bashkimi Evropian konfirmon takimin e ri të dialogut Kosovë-Serbi, i cili do të mbahet sot në Bruksel

Dje në Bruksel, kryenegociatorët e Kosovës dhe të Serbisë kanë zhvilluar takime të veçanta me zyrtarët e Bashkimit Evropian

Bashkimi Evropian ka konfirmuar mbajtjen e një takimi të ri, në kuadër të dialogut në nivel kryenegociatorësh, sot në Bruksel. Zëdhënësi, Peter Stano njoftoi se rendi i ditës është fokusuar në zbatimin e marrëveshjes së arritur dhe diskutimin e çështjeve që ndikojnë në normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. …

Më shumë...

Deputeti i PDK-së, Rashit Qalaj ka deklaruar se hapja e Urës së Ibrit duhet të bëhet pa krijuar tensione

Rashit Qalaj

Deputeti i PDK-së, Rashit Qalaj, ka shprehur përkrahjen e partisë së tij për hapjen e Urës së Ibrit për qarkullimin e automjeteve, por ka paralajmëruar që kjo të bëhet me kujdes dhe pa krijuar tensione. Çështja e urës është duke u tejzmadhuar, pasi aktualisht qytetarët qarkullojnë në këmbë, ndërsa mungon …

Më shumë...

Gjermania kërkon përfshirje të shpejtë të Kosovës në zhbllokimin e CEFTA-s, për të përparuar drejt BE-së

Gjermania kërkon përfshirje të shpejtë të Kosovës në zhbllokimin e CEFTA-s, për të përparuar drejt BE-së

Ministrja e Gjermanisë  për Evropë dhe Klimë, Anna Luhrmann, ka bërë thirrje që Kosova të angazhohet urgjentisht në zgjidhjen e bllokadës në organizatën rajonale CEFTA (Marrëveshja e Tregtisë së Lirë të Evropës Qendrore). Gjatë fjalës së saj në hapjen e Javës së Zhvillimit të Qëndrueshëm në Kosovë, Luhrmann paralajmëroi se …

Më shumë...

Ziadin Sela: Gjuha zyrtare në Maqedoninë e Veriut duhet të përcaktohet në Kushtetutë për të mbrojtur karakterin unitar të shtetit

Ziadin Sela, kryetar i Frontit për Shërbim dhe Drejtësi, ka propozuar një ndryshim të rëndësishëm në Kushtetutën e Maqedonisë së Veriut për të siguruar mbrojtjen dhe përputhshmërinë e përdorimit të gjuhës shqipe në vend. Sela sugjeron që në Kushtetutë të përfshihet një formulim të qartë që përcakton se “Gjuhë zyrtare …

Më shumë...

Stoltenberg: Shtetet duhet të vendosin vetë, nëse Ukraina mund t’i përdorë armët me rreze të gjata, në Rusi

Stoltenberg

Sekretari i NATO-s, Jens Stoltenberg,  ka deklaruar se mirëpret diskutimet mbi përdorimin e raketave me rreze të gjatë veprimi nga Ukraina për sulme brenda territorit të Rusisë, por ka theksuar se çdo vendim në lidhje me këtë çështje duhet të merret individualisht nga secili vend aleat. Stoltenberg ka  shtuar se …

Më shumë...

Ish-komandanti i NATO-s për Europë, Stavridis, foli për tensionet në Ballkan dhe rreziqet nga ndërhyrjet e Rusisë dhe Kinës

Kina dhe Rusia kanë penguar përpjekjet e OKB-së për të vendosur sanksione të reja kundër Koresë Veriore

Ish-komandant suprem i NATO-s për Europë, Xhejms Stavridis,  foli  tensionet në Ballkan dhe rreziqet që paraqesin ndërhyrjet e Rusisë e Kinës në rajon. Ai e fillon duke shpjeguar historinë e konfliktit midis Kosovës dhe Serbisë, duke vënë në dukje rolin e NATO-s, në ruajtjen e paqes me 15,000 trupa në …

Më shumë...

Isuf Ismaili: Gjaku i dëshmorëve, drita e lirisë dhe frymëzimeve për bashkimin e atdheut

Isuf Ismaili: Gjaku i dëshmorëve, drita e lirisë dhe frymëzimeve për bashkimin e atdheut

Ragip Xhafer Shulemaja ( 27. 3. 1951 – 17. 9. 1999) Prishtina kjo vatër e zjarrtë e krenarisë së Shqipërisë Verilindore,  ashtu si edhe vise të tjera shqiptare ka dhënë bij e bija, trima e trimëresha, siç qe edhe luftëtari i denjë i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës Ragip Shulemaja, të …

Më shumë...

Dëshmori, Ramadan Beqir Fazliu, uragan i lirisë

Dëshmori, Ramadan Beqir Fazliu, uragan i lirisë

Ramadan Fazliu u lind në fshatin Pantinë të komunës së Vushtrrisë. Rrjedh nga një familje bujare punëtore atdhetare dhe e respektuar nga të gjithë. Ishte i biri i Beqir Fazliut nga Pantina e Vushtrrisë një burrë atdhetar i urtë punëtor e tepër human dhe nënës, Elife Zhegrova nga Cecelia e …

Më shumë...