leoni

Ahmet Qeriqi

Dështon Komisioni Hetimor për Ministrinë e Jashtme për shkak të përplasjeve verbale të deputetëve të pozitës e të opozitës

Ka dështuar votimi i hartimit të listës së dëshmitarëve për intervistim, në Komisionin Hetimor Parlamentar lidhur me nivelin e menaxhimit të marrëdhënies së punës të anëtarëve të Shërbimit të Jashtëm dhe zyrtarëve të Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Diasporës, për shkak të përplasjeve verbale të deputetëve të pozitës dhe …

Më shumë...

Këshilltarja e Albin Kurtit, Ardita Sinani, është zgjedhur kryetare e Komunës së Preshevës

Disa javë pas zgjedhjeve në tri komunat e Kosovës Lindore, Partia për Veprim Demokratik e udhëhequr nga Ardita Sinani së bashku me Partinë Demokratike Shqiptare dhe Unionin Demokratik Shqiptar u dakorduan për një koalicion të përbashkët me kryetare,  Ardita  Sinanin, e cila tani ka shërbyer si këshilltare për lëtë trevë …

Më shumë...

Sergei Lavrov ka akuzuar Perëndimin për dy standarde në interpretimin e të drejtave dhe të integritetit territorial

Ministri rus S. Lavrov

Ministri i Jashtëm i Rusisë, Sergei Lavrov, ka komentuar ndarjen e qasjes ndërkombëtare ndaj krizës në Krime dhe Kosovës. Ai ka theksuar se Perëndimi e përkrahë shpërbërjen e Jugosllavisë dhe shpalljen e pavarësisë së Kosovës, ndërsa i ka hedhur poshtë referendumin në Krime të mbajtur në 2014. Lavrov ka akuzuar …

Më shumë...

Udhëheqësi më i lartë politik i Hamasit, Ismail Hanijeh është vrarë në Iran nga diversantët izraelitë

Organizata palestineze Hamas dhe mediet shtetërore iraniane kanë bërë të ditur se udhëheqësi më i lartë politik i Hamasit, Ismail Haniyeh 62-vjeçar, është  vrarë në kryeqytetin iranian Teheran. Hamasi pretendoi se Haniyeh u vra në një “bastisje” izraelite në rezidencën e tij, ndërsa ushtria izraelite nuk pranoi të komentonte. Vrasja …

Më shumë...

Penny Uong: Pakti i sigurisë midis Rusisë e Koresë së Veriut është destabilizues dhe mjaft i rrezikshëm për botën

Ministrja e Jashtme e Australisë, Penny Uong, a deklaruar  se “pakti i sigurisë” midis Rusisë dhe Koresë së Veriut është destabilizues dhe “i rrezikshëm për botën. Australia është në solidaritet me Korenë e Jugut dhe ndihet e shqetësuar për shkak të veprimeve destabilizuese të Koresë së Veriut. Wong shprehu se …

Më shumë...

Kërkesat e zyrtarëve evropianë për Asociacionin, si kusht për fonde të BE-së, nxisin reagimin e një këshilltari të Kurtit

AKS

Zyrtarët evropianë vazhdojnë të kërkojnë themelimin e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe si një kusht për përfitimin e fondeve të BE-së për vendet e Ballkanit Perëndimor. Komisionari Evropian për Zgjerim, Oliver Varhelyi, dhe ndërmjetësi evropian Miroslav Lajçak kanë theksuar se angazhimi konstruktiv në dialog dhe miratimi i projekt-Statutit të …

Më shumë...

Lutfi Haziri: Qeveria ka rritur ndjeshëm shpenzimet nga 290 milionë në 420 milionë euro

Haziri: Organet e pavarura, ekonomia lirë e tregut në Kosovë, duket se i ka ditët e numëruara nga qeverisja lindore

Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri, ka kritikuar ashpër Qeverinë e Kryeministrit Albin Kurti për akuzat se po blen vota në mënyrë të moderuar për të fshehur problemet e brendshme. Për të maskuar efektet negative të masave ndëshkuese ekonomike të BE-së, qeveria ka rritur ndjeshëm shpenzimet nga 290 …

Më shumë...

Hisen Berisha: Konfiskimi i pronave të Radoiçiçit, është çështje juridike dhe strategjike për Policinë e Kosovës

Deputeti i PDK-së, Hisen Berisha, ka komentuar vendimin e Qeverisë së Kosovës për të kaluar në shfrytëzim të Policisë së Kosovës pronat e sekuestruara të biznesmenit serb, Milan Radoiçiç. Ky vendim paraqet një çështje të rëndësishme juridike dhe strategjike për Policinë e Kosovës. Berisha ka theksuar se konfiskimi i pronave …

Më shumë...

80 noterë të rinj, me militantin e Vetëvendosjes, Milot Podvoricën, u betuan para ministres, Albulena Haxhiu

80 noterë të rinj, me militantin e Vetëvendosjes, Milot Podvoricën, u betuan para ministres, Albulena Haxhiu

80 noterë të rinj, me militantin e Vetëvendosjes, Milot Podvoricën, kanë dhënë betimin para Ministres së Drejtësisë, Albulena Haxhiu. Podvorica është një militant  i Lëvizjes Vetëvendosje, me lidhje të dukshme me zyrtarë të lartë të partisë, përfshirë kryeministrin Albin Kurti dhe Ministrin e Shëndetësisë, Arben Vitia. Ministrja Haxhiu e vlerësoi …

Më shumë...

Berat Rukiqi, kritikon Albin Kurtin për mungesën e angazhimit në zgjidhjen e krizës së minatorëve

Rukiqi: Kriza është serioze, të aprovohet baza ligjore, për mbledhjen e TVSH-së dhe të krijohen lehtësira fiskale

Anëtari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Berat Rukiqi, ka kritikuar Kryeministrin Albin Kurti për mungesën e angazhimit në zgjidhjen e krizës së minatorëve. Rukiqi ka theksuar se Kurti, i cili dikur kishte minatorët në prioritet, tashmë ka lënë pa paga për më shumë se dy muaj dhe nuk ka ofruar …

Më shumë...

Gjykata Speciale: Paneli i Gjykatës Supreme lëshoi vendim për mbrojtje të ligjshmërisë, në rastin e Salih Mustafës

Sot në Gjykatën Speciale në Hagë vazhdon gjykimi ndaj ish-eprorit të lartë të UÇK-së dhe FSK-së, Salih Mustafa

Prokuroria e Gjykatës Speciale ka  njoftuar se Paneli i Gjykatës Supreme lëshoi vendim mbi kërkesën e Salih Mustafës për mbrojtje të ligjshmërisë, e cila u paraqit pas lëshimit të aktgjykimit të Apelit në çështjen e tij. Në njoftim, thuhet se në kërkesën e tij për mbrojtje të ligjshmërisë, Salih Mustafa …

Më shumë...

Rrustem Mustafa, kërkon kujdes më të madh ndaj institucioneve dhe vendimmarrje të qartë, transparente e zhvillimore

Mustafa: Prioritetet kryesore rendi, ligji, normalizimi i vendit, të lidhemi fort me interesat shtetërore

Ish-komandanti i UÇK-së në zonën e Llapit, Rrustem Mustafa, ka thënë se tani ka nevojë për kujdes më të madh ndaj institucioneve në vend, dhe se nevojitet vendimmarrje e qartë, transparente dhe zhvillimore në tërë zinxhirin vendimmarrës, pas zhvillimeve të fundit në vend duke folur për Agjencinë e Kosovës për …

Më shumë...

Dy ditë pas propozimit të kryeministrit Rama, kryetari i Shqipërisë, Begaj ka dekretuar ndryshimet e reja në qeveri

Bajram Begaj: Amerika kanë qenë gjithmonë në krahun tonë, në të gjitha projektet dhe sukseset tona madhore

Dy ditë pas propozimit të kryeministrit Edi Rama, kryetari i Shqipërisë,  Bajram Begaj ka dekretuar ndryshimet e reja në qeveri. Begaj ka dekretuar shkarkimin e Taulant Ballës,  ministër i Brendshëm, Niko Peleshit, ministër i Mbrojtjes, Ervin Metes, ministër i Financave dhe Elisa Spiropalin si ministre shteti për Marrëdhëniet me Parlamentin. …

Më shumë...

Ka dështuar mbledhja e Komisioni Hetimor parlamentar për procesin e subvencionimit të blerjes së teksteve shkollore

Në mungesë të deputetëve të opozitës, ka dështuar mbledhja e Komisioni Hetimor parlamentar për procesin e subvencionimit të blerjes së teksteve shkollore dhe mjeteve mësimore për nxënësit e nivelit të Arsimit fillor dhe Arsimit të Mesëm të Ulët për vitin shkollor 2023/2024. Anëtari i komisionit, deputeti i Vetëvendosje, Armend Muja …

Më shumë...

Ardian Kastrati: Pasi është izoluar nga diplomatët, Albin Kurti ka shkuar në Paris për t’ua marrë meritat sportistëve

Ardian Kastrati

Deputeti i PDK-së, Ardian Kastrati, konsideron se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është i izoluar, pasi për  10 muaj nuk është ftuar në asnjë konferencë serioze. Për vizitën e tij në Paris, Kastrati tha se ai ka shkuar në olimpiadë dhe për t’ua marrë meritat sportistëve, por ai nuk është …

Më shumë...

Kryetari i AKR-së, Behxhet Pacolli, ka reaguar për mos-marrjen e pagave të minatorëve të Trepçës, për dy muaj

Behxhet Pacolli

Kryetari i Aleancës Kosova e Re, Behxhet Pacolli, ka reaguar për mos-marrjen e  e pagave të minatorëve të Trepçës për dy muaj. Pacolli ka theksuar se shpenzimet për “sfilatat para hoteleve luksoze” në Paris nga krerët e shtetit, me suitën e tyre të gjerë, janë të papranueshme në krahasim me …

Më shumë...