Fazli Graiçevci (1935 - 1964) një jetë e martirizuar në rrugën e lirisë

Më 3 gusht të vitit 1964, milicia dhe inspektorët e UDB-së kishin arrestuar, mësuesin atdhetar, Fazli Graiçevci

Më 3 gusht të vitit 1964, milicia dhe inspektorët e UDB-së arrestojnë, mësuesin atdhetar, Fazli Graiçevci. Pas dy javë torturash intensive, në burgun e Prishtinës, regjimi i kohës ia merr jetën mizorisht, më 17 gusht 1964,  veprimtarit, mësuesit dhe poetit, Fazli Graiçevci. Mbytja të tortura e Fazli Graiçevcit,  mbytja po ashtu, në burg, një vit më parë e Shaban Shalës, qëndrimi i palëkundur dhe tejet militant i Adem Demaçit, gjatë gjykimi por edhe në vuajtje të dënimeve, vdekja nga pasojat e dhunës fizike që kishte ushtruar UDB-ja kundër mësuesit, Ejup Uka nga Dobraja, në fillim të vitit 1965,  vdekja nga pasojat e burgut e Hilmi Rakovicës, po ashtu mësues dhe poet, në vitin 1971, pak kohë pasi ishte liruar nga vuajtja e dënimit, degdisja dhe internimet e flamurtarëve të lirisë nëpër burgjet e Republikave jugosllave, kishin krijuar një atmosferë revolucionare, jo vetëm në Kosovë por kudo në trojet shqiptare nën okupimin jugosllav.

Më 3 gusht të vitit  1998, ka rënë dëshmor, luftëtari, Afrim Gashi. Po kështu më 3 gusht të vitit 1998, ka rënë dëshmore edhe  heroina e luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës,  Azë Brahimaj. (RKL TV-Dielli, Kalendari Kombëtar)

Kontrolloni gjithashtu

Analisti, Avni Arifi, beson se Qeveria e Kosovës do ta pranojë planin gjerman për Procesin e Berlinit

Analisti Avni Arifi, beson se Qeveria e Kosovës do ta pranojë planin gjerman për Procesin …