leoni

Zamir Qeriqi

Të akuzuarit për rastin e Kumanovës, deklarohen të pafajshëm

29 të pandehurit për luftimet në Kumanovë, në seancën e sotme gjyqësore në Shkup, deklaruan pafajësinë për akuzat që u janë ngritur. Ata u shprehen se nuk ndjehen fajtorë për veprën penale për të cilën ngarkohen dhe se nuk ka ndonjë dëshmi për t’u fajësuar. Në fjalën e tij, prokurori …

Më shumë...

AAK: Incidenti në Gorazhdec, shumë i dyshimtë

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka reaguar ndaj rastit të fundit në fshatin Gorazhdec të Pejës, duke e cilësuar atë si një incident të rëndë dhe shumë të dyshimtë. “Pa dashur të paragjykojmë se kush mund të qëndrojë pas këtij incidenti, ai është bërë me qëllim të ndaljes së procesit …

Më shumë...

Mustafa përshëndet nismën e kryetares, Jahjaga

Pas takimit me krerët e opozitës, kryetarja Jahjaga ka pritur në takim kryeministrin, Isa Mustafa. Ai në një prononcim për mediet, tha se e mirëpret nismën e kryetares për zgjidhjen e krizës politike. Megjithatë, kryeministri Mustafa nuk sqaroi nëse ka përafrim të qëndrimeve mes pozitës dhe opozitës, duke thënë se …

Më shumë...

Opozita nuk lëshon pe nga kërkesat e saj

Krerët e opozitës kanë bërë me dije se nuk do të tërhiqen nga veprimet e tyre deri në shfuqizimin e marrëveshjeve dhe lirimin e deputetëve opozitarë. Në takimin e sotëm me kryetaren e Republikës së Kosovës, Atifete Jahjaga, kryetari i Vetëvendosjes, Visar Ymeri, i AAK-së, Ramush Haradinaj dhe ai i …

Më shumë...

Vuçiq konfirmon vizitën në Kosovë

Kryeministri serb, Aleksandër Vuçiq, duke paralajmëruar vizitën e tij në Kosovë, i është bashkuar avazit të viktimizimit për gjoja sulmet ndaj serbëve. Ndonëse ende nuk është sqaruar në plotni rasti i mbrëmshëm i Gorazhdecit, kreu iI qeverisë serbe e ka quajtur këtë si “sulm kundër gjithë popullit serb që jeton …

Më shumë...

Nisin persekutimet gjyqësore ndaj Grupit të Kumanovës

Nën praninë e masave të forta të sigurisë, sot në Shkup ka filluar seanca gjyqësore ndaj 29 pjesëtarëve të Grupit të Kumanovës, të cilët u arrestuan pas luftimeve në Lagjen e Trimave në Kumanovë me 9 dhe 10 maj të këtij viti. Pala mbrojtëse ka ngritur ankesa, duke i konsideruar …

Më shumë...

Deputeti, Pal Lekaj lihet i lirë nga Prokuroria

Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Pal Lekaj është lënë i lirë nga Prokuroria. Avokati i tij mbrojtës, Arianit Koci, ka bërë të ditur se klienti i tij është mbrojtur në heshtje. “Me ftesë të policisë, z. Lekaj u paraqit se pari në polici e pastaj në Prokurori. Përndryshe, i njëjti u …

Më shumë...

Serbët bllokuan për 40 minuta pikën kufitare në Jarinje

Bandat serbe edhe sot kanë bllokuar qarkullimin në pikën kufitare të Jarinjes, në veri të Kosovës. Si shkas për bllokimin e qarkullimit në këtë pikëkalim, janë pretendimet e serbëve për caktimin e vlerës doganore për mallrat që vijnë nga Serbia, vendim ky i marrë nga Prishtina. Ata kërkuan që të …

Më shumë...

VV: Qeveria nuk ka rrugë tjetër pos të tërhiqet nga Marrëveshjet

Vetëvendosje ka reaguar pas ndalimit të deputetit të AAK-së, Pal Lekaj nga Prokuroria. Për këtë subjekt, ky rast e shpërfaq edhe njëherë hipokrizinë e Qeverisë së Kosovës e cila në njërën anë bën thirrje për dialog, dhe në anën tjetër vazhdon me arrestimin e deputetëve të opozitës. “Deputeti Pal Lekaj …

Më shumë...

Deputetja e PDK-së solidarizohet me Donika Kadaj-Bujupin

Deputetja e PDK-së, Blerta Deliu-Kodra i ka dalë në mbrojtje koleges së saj deputete, Donika Kadaj-Bujupi, që po mbahet në paraburgim. Në një postim të afishuar në llogarinë e saj në Facebook, deputetja e PDK-së ka shprehur solidaritet me familjen e deputetes opozitare. “Si nënë, si motër, si grua ndaj …

Më shumë...

Lauka: Marrëveshjet u bënë nga halli

Ish-ambasadori i Shqipërisë në Kosovë, Islam Lauka ka thënë se Marrëveshja për Asociacionin dhe ajo për Demarkacionin me Malin e Zi, nuk janë pa mëkate. Sipas fjalëve të tij, këto marrëveshje nuk janë bërë nga malli, por nga halli. Lauka, në një intervistë për ditoren ‘Epoka e Re, ka theksuar …

Më shumë...

Stojanoviq viktimizohet: Sulmet ndaj serbëve kanë tejkaluar çdo masë

Mediet serbe kanë kaluar në një fushatë të organizuar të raportimit të çfarëdo incidenti që tagenton serbët në Kosovë. Duke shfrytëzuar incidentin akoma të pasqaruar në fshatin Gorazhdec, zëvendëskryeministri nga radhët e Listës ‘Srpska’, Branimir Stojanoviq pretendon se “sulmet ndaj popullatës serbe kanë tejkaluar çdo masë”. “Aktorët e veprave penale, …

Më shumë...

Kryetarja Jahjaga po takohet me kryetarët e partive të opozitës

Kryetarja Jahjaga po takohet me  kryetarët e partive të opozitës, Visar Ymeri, Ramush Haradinaj e Fatmir Limaj. Ky takim është në kuadër të angazhimeve të  të kryetares, Jahjagës për të krijuar kushtet lidhur me  dialogun politik mes koalicionit qeverisës dhe subjekteve politike opozitare.  Liderët opozitarë më herët kanë refuzuar ftesën e kryeministrit …

Më shumë...

Pal Lekaj po mbahet në Prokurori

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, nëpërmjet një komunikate ka reaguar duke akuzuar drejtuesit e institucioneve, të cilat  po mbajnë në Prokurori, deputetin, Pal Lekaj. Është krejtësisht e papranueshme hipokrizia e pushtetit, i cili në njërën anë bën thirrje për dialog, e në anën tjetër vazhdon masat represive kundër deputetëve të …

Më shumë...

Zhbogar dhe Delawie biseduan me kryekruvendarin Veseli

Ambasadori amerikan në Kosovë, Greg Delawie dhe shefi i zyrës së BE-së, në Kosovë, Samuel Zhbogar, kanë takuar sot kryetarin e Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli. Takimi ka të bëjë me mundësinë e arritjes së një marrëveshje mes pozitës dhe opozitës, edhe pse ende nuk është lëshuar ndonjë kumtesë lidhur …

Më shumë...

Krerët e tri partive opozitare refuzojnë takimin që e kishte thirrur kryeministri Isa Mustafa

Liderët e tri partive opozitare nuk do të shkojnë në takimin e thirrur për sot nga kryeministri Isa Mustafa, i cili ditë më parë i ka ftuar në takim liderët e partive politike për dialog në kuadër të institucioneve për tejkalimin e krizës. Opozitarët thonë se nuk pranojnë çfarëdo dialogu …

Më shumë...