leoni

Autoritetet në Bruksel, nuk komentojnë arritjen e marrëveshjes mes Beogradit dhe Prishtinës

Autoritetet në Bruksel, nuk kanë dashur të komentojnë nëse me rastin e arritjes së një marrëveshje mes Beogradit dhe Prishtinës zyrtare, i cili është në zhvillim e sipër, mund të shtyjë Komisionin Evropian të rekomandojë hapjen e kapitujve të parë në negociatat midis Serbisë dhe Bashkimit Evropian. Zëdhënësja e Përfaqësueses së Lartë të BE-së, Federica Mogerini, Maja Koçijançiq shpjegoi para gazetarëve në Bruksel se parimisht Mogherini nuk jep ndonjë rekomandim të tillë, por Komisioni Evropian. Ajo si një ndërmjetës në dialog, është në kontakt të rregullt me organet kompetente të Komisionit, si dhe me përfaqësues të vendeve anëtare, të cilët rregullisht i njofton rreth përparimeve në bisedime dhe situatës në terren, por ajo nuk bën rekomandime”, tha Koçijançiq për mediet. Sipas procedurave të zakonshme rekomandimin e jep Komisioni, ku më pas shtetet anëtare të saj ia rekomandojnë Këshillit të Evropës, kujtoi zëdhënësja, Kocijançiq.

Kontrolloni gjithashtu

Memli Krasniqi kritikon ashpër Vetëvendosjen për kandidaturën e Haxhiut: “Shkelje kushtetuese dhe përçmim ndaj qytetarëve”

Kryetari i PDK, Memli Krasniqi, ka reaguar me tone të ashpra pas insistimit të Lëvizjes …