Autoritetet u rekomandojnë ngasësve të mjeteve motorike që të tregojnë kujdes të shtuar gjatë qarkullimit

Autoritetet kanë kërkuar nga ngasësit e mjeteve motorike që të tregojnë kujdes të shtuar gjatë qarkullimit pasi rrugët janë të rrëshqitshme për shkak të akullit. Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar, ka njoftuar se në të gjitha magjistralet që shpijnë drejt pikave të kalimit kufitar është evidentuar borë dhe akull, ndërsa mjegull dhe rrëshqitje dheu nuk janë raportuar. Në disa segmente qarkullimi zhvillohet me vështirësi, ndërsa në aksin Pejë-Kullë qarkullimi lejohet vetëm për automjete të vogla. Situata më e ndjeshme paraqitet edhe në magjistralen Prishtinë–Mutivodë, ku rruga është e kalueshme, por me vështirësi për shkak të ngricave. Ekspertët e komunikacionit u kanë rekomanduar ngasësve të mjeteve motorike që të tregojnë kujdes të shtuar gjatë qarkullimit, të përshtatin shpejtësinë sipas kushteve të rrugës dhe të përdorin pajisje dimërore, veçanërisht në zonat malore dhe gjatë orëve të mëngjesit dhe të natës.

Kontrolloni gjithashtu

Ramush Haradinaj kujton Rexhep Malën dhe Nuhi Berishën në përvjetorin e rënies së tyre heroike

Komandanti i Zonës Operative të Dukagjinit dhe kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka përkujtuar sot …