Avdullah Hoti akuzon kryetaren, Vjosa Osmani që po i qëndron krah pushtetit në prishjen e marrëdhënieve mes Kosovës e Amerikës

Deputeti i LDK-së, Avdullah Hoti,  ka akuzuar kryetaren Vjosa Osmani që po i qëndron krah pushtetit në shkatërrimin e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Amerikës. Ai tha se Kosova si republikë parlamentare e ka postin e presidentit pikërisht për këto raste. “Shefja e shtetit po qëndron krah pushtetit në shkatërrimin e marrëdhënieve të Republikës së Kosovës me aleatin kryesor që garanton sigurinë e shtetit të Kosovës, SHBA-në. Si çdo republikë parlamentare, edhe Kosova e ka Presidentin posaçërisht për raste të tilla – për të mbajtur baraspeshën institucionale dhe për t’ia pamundësuar mazhorancës veprimet që dëmtojnë interesat shtetërore duke ndjekur interesat e tyre elektorale”, ka shkruar ai. Ish-kryeministri Hoti po ashtu kritikoi presidenten Osmani për heshtjen karshi përjashtimit të Kosovës nga “Mbrojtësi i  Evropës 2023”. Ajo asnjë fjalë s’e nxjerr nga goja për përjashtimin e ushtrisë të cilën e komandon, nga ushtrimi më i madh që është mbajtur ndonjëherë në rajon.

Kontrolloni gjithashtu

Tri ditë para zgjedhjeve, partitë intensifikojnë fushatën me tubime në mbarë Kosovën

Me vetëm tri ditë të mbetura deri në zgjedhjet parlamentare të 7 qershorit, partitë politike …