Avdullah Hoti

Avdullah Hoti, i ka reaguar kryeministrit, Albin Kurti, pasi ai u ankua se opozita po i konteston në Gjykatën Kushtetuese ligjet e Qeverisë

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti, i ka reaguar kryeministrit Albin Kurti pasi u ankua se opozita parlamentare po i konteston në Gjykatën Kushtetuese ligjet e miratuara nga ekzekutivi. Hoti ka shkruar se Kurti ka frikë për ta bërë një gjë të tillë, pasi  ka qëllime politike e jo fisnike. Deputeti i LDK-së ka thënë se ligjet dërgohen në Kushtetuese kur ka dyshime se mund të cenohet rendi kushtetues. Kryeministri Kurti në mbledhjen e Qeverisë ka deklaruar  se duke i kontestuar ligjet e Qeverisë në Kushtetuese, opozita, sipas tij po bën përpjekje dëshpëruese për paralizim të reformave.

 

Kontrolloni gjithashtu

Komandanti i KFOR-it Özkan Ulutaş: Prania e NATO-s, në Kosovë nuk ka afat përfundimtar

Komandanti i misionit paqeruajtës të NATO në Kosovë, Özkan Ulutaş, ka deklaruar se prania e …