leoni

Ferat Shala: Gjatë luftës çlirimtare Ndërmarrja “Trepça” ishte mbrojtur nga UÇK-ja, e cila nuk ka lejuar të plaçkitet nga okupatori serb

Deputeti i PDK-së dhe ish-drejtori i ndërmarrjes “Trepça”, Ferat Shala, ka bërë me dije se gjatë luftës çlirimtare kjo ndërmarrje ishte mbrojtur nga UÇK-së, e cila nuk ka lejuar të plaçkitet nga okupatori serb. Në kuadër të “Javës së minatorëve”, Shala ka treguar se gjatë kohës kur drejtonte këtë ndërmarrje është ndërtuar edhe Muzeu i “Trepçës”. “Për nderë të ‘Javës së minatorëve’. Kur ne morëm menaxhimin e ‘Trepçës’, e gjetëm në gjendje të mjerueshme Muzeun e Kristaleve, me rreth 1800 ekzemplare të pa sistemuara dhe në gjendje të mjerueshme të mirëmbajtjes. Objekti ishte para rrënimit. Kështu siç ishte, i kishte mbijetuar plaçkitjes së okupatorit falë Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Zona Operative e Shalës, që e kishte mbrojtur heroikisht. Ne investuam duke ndërtuar muzeun e ri, regjistruam, digjitalizuam dhe sistemuam të gjithë ekzemplarët në mënyrën më të mirë të mundshme. Ne ndryshuam ligjin, dhe me ligj Muzeun e Kristaleve ‘Trepça’ e bëmë aset shtetëror, të qasshëm për shkencën, kulturën dhe vizitorët e jashtëm. Me fat!”, ka shkruar deputeti dhe ish drejtësi i Trepçës, Ferat Shala.

Kontrolloni gjithashtu

Bajraktari: Për një periudhë tejet të gjatë kohore krimet e luftës kanë qenë kompetence e autoriteteve ndërkombëtare

Avokati Ardian Bajraktari ka vlerësuar se trajtimi i krimeve të luftës në përgjithësi dhe atyre …