Avdullah Hoti: Kosova po mbetet e izoluar ekonomikisht dhe politikisht

Ish-kryeministri Avdullah Hoti, ka thënë se Kosova, si vendi më proamerikan në rajon dhe më gjerë, e ka të pezulluar dialogun strategjik me SHBA-në.

“Ndërsa, fqinji verior i Kosovës e nis këtë të premte raundin e parë të këtij dialogu me SHBA-në”, ka shkruar Hoti në “Facebook”.
Ai ka thënë se po ashtu, Kosova, ka refuzuar të përfshihet në rrjetin rajonal të gazit, përmes të cilit synohet të shpërndahet gazi amerikan, i cili ka për qëllim uljen e varësisë nga gazi rus të vendeve të rajonin dhe më gjerë.

“Në të njëjtën kohë, fqinji verior i Kosovës tashmë ka hyrë në marrëveshje të mëdha kontraktuale energjetike, përfshirë edhe importin e gazit amerikan. Nëse vazhdon kjo qasje, Kosova mbetet e izoluar ekonomikisht dhe politikisht, duke humbur mundësinë për forcimin e partneritetit strategjik dhe të sigurisë energjetike”, ka shkruar deputeti Avdullah Hoti.

 

Kontrolloni gjithashtu

Daut Haradinaj kujton Adrian Krasniqin, 29 vjet pas rënies së heroit të UÇK-së

Ish-deputeti Daut Haradinaj ka përkujtuar heroin e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Adrian Krasniqi, duke vlerësuar …