Pjesmarrja kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, në një koncert në Selinë e Shenjtë ka shkaktuar reagime nga diplomati kosovar në Vatikan, Vehbi Miftari, i cili përmes një komenti në “Facebook” ka bërë të ditur se është anashkaluar nga organizimi. Ndaj këtij veprimi ka reaguar ish-deputeti i LDK-së, Avdullah Hoti, i cili ka kritikuar Kurtin për mungesë të kulturës shtetërore në veprimet e tij. Duke mos e njoftuar ambasadorin e Misionit të Posaçëm të Kosovës në Vatikan, Kurti e dëshmon edhe një herë mungesën e kulturës shtetërore. Kjo nuk është asgjë e re. Kështu ka vepruar ai dhe vartësit e tij në vazhdimësi. Është shumë mund për të siguruar që shteti i Kosovës të ketë të dërguarin e vet në Selinë e Shenjtë dhe gjithandej nëpër botë. Injorimi i ambasadorit të Kosovës është injorim i shtetit të Kosovës. Këtij përbuzësi të shtetit duhet dhënë përgjigjen më 28 dhjetor,” ka porositur Hoti.
Radio Kosova e Lirë Radio-Kosova e Lirë, Radio e luftës çlirimtare, paqes dhe bashkimit kombëtar, Zëri i lirisë, besnikja e pavarësisë dhe e bashkimit të shqiptarëve.
