Hoti e nënshkruan Rregulloren për Organizim të Brendshëm dhe Sistematizimin e Vendeve të Punës në Zyrën e Kryeministrit

Avdullah Hoti: Kurti nuk mund t’ i arsyetojë dy vite të qeverisjes duke promovuar projekte të qeverive të “regjimit të kaluar”

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti i ka reaguar kryeministrit Albin Kurti lidhur me projektin për rehabilitimin e hekurudhës Fushë Kosovë-Mitrovicë. Sipas Hotit, dy vitet e qeverisjes nuk mund të arsyetohen duke promovuar projektet e “regjimit të kaluar”.  “Nuk mund të arsyetohen dy vite të qeverisjes duke promovuar projekte të qeverive të “regjimit të kaluar”, siç ishte rasti me promovimin e nisjes së punimeve në Linjën hekurudhore 10, segmenti Fushë Kosovës-Mitrovicë”, shkruan Hoti. Sipas ish-kryeministrit, do të duhej të promovohej ndonjë projekt i kësaj qeverie. Do të duhej të promovohej ndonjë projekt i kësaj qeverie, së paku nisja e punimeve”, përfundon ai.

Kontrolloni gjithashtu

Gjykata në Hagë pranon tërheqjen e një viktime dhe rrëzon disa kërkesa të mbrojtjes në çështjen Thaçi

Në procesin ndaj ish-krerëve të UÇK-së, Gjykata në Hagë pranoi më 23 prill tërheqjen e …