leoni

Avdullah Hoti

Avdullah Hoti, publikoi një fjalim të mëhershëm të Albin Kurti, ku flet lidhur me pesë kushtet për Serbinë sa i përket dialogut

Avdullah Hoti, ish kryeministër i Kosovës ka publikuar në një fjalim të mëhershëm të liderit të Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ku flet për pesë kushtet për Serbinë sa i përket dialogut. Kurti në këtë fjalim dëgjohet teksa numëron pesë kushte pa plotësimin e të cilave thoshte se Kosova jo që s’duhet të komunikojë, por as të dialogojë e negociojë me Serbinë. Në këto kushte, Kurti ka përmendur largimin e Kosovës nga Kushtetuta e Serbisë, kthimin e të pagjeturve dhe kërkimfaljen, dorëzimin e kriminelëve që kanë kryer krime në Kosovë, ndalimin e shtypjes së shqiptarëve të Kosovës Lindore dhe kushti i fundit që ndërlidhet me zhdëmtimin për dëmet e luftës. Kushti i parë, juridik edhe legal, Serbia duhet me e ndryshuar Kushtetutën e saj dhe me e pranuar pavarësinë e Kosovës. Kushti i dytë, humanitar dhe moral, Serbia duhet me i kthyer të pagjeturit dhe me na kërkuar falje për krimet e kryera. Kushti i tretë, me na i dorëzuar ata kriminelë që i kanë bërë vrasjet, dhunimet dhe torturat në Kosovës. Kushti i katërt, është kushti politik. Serbia duhet me pushu me shtypjen dhe diskriminim të shqiptarëve të Luginës së Preshevës dhe kushti i pestë është kushti i zhdëmtimit. Pa plotësimin e këtyre kushteve, ne nuk kemi pse të komunikojmë se lërë më të dialogojmë e të negociojmë me Serbinë”, kishte thënë Albin  Kurti.

Kontrolloni gjithashtu

Kurti i drejtohet Abdixhikut me letër për koalicion: “Koalicionet bëhen mes atyre që kanë dallime”

Kurti i drejtohet Abdixhikut me letër për koalicion: “Koalicionet bëhen mes atyre që kanë dallime”

Kryeministri në detyrë dhe kreu i Vetëvendosjes, Albin Kurti, i ka dërguar për herë të …