Avdullah Hoti

Avdullah Hoti: Qeverisja aktuale në krye me Albin Kurtin, e ka degraduar dialogun e Kosovës me Serbinë

Ish-kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, ka deklaruar se qeverisja aktuale në krye me Albin Kurtin, e ka degraduar dialogun i cili duhet të  dilte me  njohje reciproke mes Kosovës dhe Serbisë. Ai  ka thënë se Samiti i Parisit, Marrëveshja e Uashingtonit dhe takimet me vendin e QUINT-it e kornizuan qartësisht dialogun por, sipas tij, ishte qeverisja aktuale që degraduan formatin e tij. Kosovës iu bë dëm i madh kur qeveria aktuale e braktisi dialogun për njohje reciproke, të cilin qeveria ime me ndihmën e partnerëve e kishte kornizuar shumë qartë. Samiti i Parisit (në korrik 2020), Marrëveshja e Uashingtonit (në shtator 2020) dhe shumë takime bilaterale me vendet e Quintit, e kornizuan qartësisht dialogun sa i përket qëllimit, përmbajtjes dhe kohës të arritjes së marrëveshjes finale, si dhe e detyruan Serbinë të nisë procesin e arritjes së marrëveshjes finale për njohje reciproke dhe normalizim të marrëdhënieve me Kosovën”, ka shkruar ai.

Kontrolloni gjithashtu

Ganimete Musliu kritikon ashpër Avni Deharin: “Po luan rolin e defatores së Kurtit dhe Haxhiut”

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ganimete Musliu, ka reaguar ashpër ndaj kryesuesit të seancës …