Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres, dje në Ankara bisedon kryetarin e Turqisë Rexhep Tajip Erdogan

Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres, dje në Ankara bisedoi me kryetarin e Turqisë, Rexhep Tajip Erdogan

Kryetari i Turqisë, Rexhep Tayyip Erdoğan, ka pritur në takim Sekretarin e Përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara. Takimi që u zhvillua në Kompleksin Presidencial në Ankara dhe u mbajt mbyllur për media. Në njoftimin e bërë nga zyra e Zëdhënësit të Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së, pas vizitës së Guterres në Ankara, thuhet se ai sot do të takohet me presidentin rus Vladimir Putin në Moskë dhe më 28 prill me presidentin ukrainas Volodymyr Zelenskyy  dhe ministrin e Jashtëm Dmytro Kuleba, në Ukrainë. Kryetari i Ukrainës, Vladimir Zelenski ka deklaruar lidhur me këtë vizitë se Guterres ka qenë dashur fillimisht ta vizitojë Ukrainën pastaj Moskën e Ankaranë.

Kontrolloni gjithashtu

Memli Krasniqi: Një marrëveshje me Serbinë, pa njohjen në qendër, do të zgjasë procesin e dialogut dhe status-quonë në Kosovë

Memli Krasniqi: PDK-ja asnjëherë nuk ka pasur vija të kuqe me asnjë subjekt tjetër politik, nuk ka as me Vetëvendosjen

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, pas pajtimit me kërkesën e Albin Kurtit për mundësinë e  …