Të paktën 2.665 civilë janë vrarë dhe 3.053 të tjerë janë plagosur në Ukrainë që kur Rusia nisi luftën, dy muaj më parë

Të paktën 2.665 civilë janë vrarë dhe 3.053 të tjerë janë plagosur në Ukrainë që kur Rusia nisi luftën, dy muaj më parë

Zyra e Komisionerit të Lartë të Kombeve të Bashkuara  për të Drejtat e Njeriut njoftoi se të paktën 2.665 civilë janë vrarë dhe 3.053 të tjerë janë plagosur në Ukrainë që kur Rusia nisi luftën, transmeton Anadolu Agency (AA). Zyrtarisht bëhet e ditur se  në mesin e të vdekurve janë gjithashtu 161 fëmijë, që nga 24 shkurti kur filloi “operacioni special ushtarak”. Shumica e viktimave civile të regjistruara u shkaktuan nga armë shpërthyese me një zonë të gjerë ndikimi, duke përfshirë granatimet nga artileria e rëndë dhe sistemet e lansimit të më shumë raketave, si dhe sulmet raketore dhe ajrore. Shifrat aktuale janë dukshëm më të larta, pasi marrja e informacionit nga disa vende ku kanë vazhduar armiqësitë intensive është vonuar. Kryqi i Kuq Ndërkombëtar përmes një kumtese tha se është “thellësisht i alarmuar” nga situata në Mariupol, qyteti-port që Rusia pretendon se e ka pushtuar.

Kontrolloni gjithashtu

Ganimete Musliu

Ganimete Musliu: Mosrespektimi i thirrjeve të Prokurorisë nga kryeministri dëmton besimin në sundimin e ligjit

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ganimete Musliu, ka kritikuar kryeministrin për mosparaqitjen para Prokurorisë, …