Avdullah Hoti

Avdullah Hoti: Të martën nisin reformat në ekonomi, arsim, shëndetësi e për fuqizim të rendit të ligjit

Pas arritjes së marrëveshjes për bashkëqeverisje mes LVV-së e LDK-së, shefi i Grupit Parlamentar të kësaj të fundit, Avdullah Hoti ka deklaruar se do të angazhohen shumë për fuqizimin e shtetit të Kosovës. Hoti përmes një shkrimi ka njoftuar se nga e marta do të nisin reformat në ekonomi, arsim, shëndetësi e për fuqizim të rendit të ligjit. “NESER votohet qeveria. PASNESER nisim reformat ekonomike, arsimore e shëndetësore, si dhe për fuqizim te rendit e ligjit për te gjithë njësoj. Si partner i barabarte qeverisës, do te angazhohemi shume qe te fuqizojmë shtetin e Kosovës, ushtrinë e Kosovës, pozitën e shtetit tone ne arenën ndërkombëtare. Do te avancojmë miqësitë me partneret tanë, do te punojmë ne normalizimin e marrëdhënieve me fqinjët tanë. Na priftë e mbara”, ka shkruar ai.

Kontrolloni gjithashtu

Mijëra urime të përzemërta për ditëlindjen e profesor Ahmet Qeriqit, drejtorit të RKL-së, në 78-vjetorin e lindjes

Fiknete Mazrekaj kujton Ahmet Qeriqin në njëvjetorin e ndarjes nga jeta

Fiknete Mazrekaj, motra e dëshmorëve Tahir Mazrekaj dhe Agim Mazrekaj, ka kujtuar njëvjetorin e ndarjes …