Avdyl Brahim Hasanaj (26.6.1926 – 17.7.1998)

Avdyl Brahim Hasanaj (26.6.1926 – 17.7.1998)

Dëshmori i kombit Avdyl Hasanaj u lind më 26 qershor të vitit 1926 në fshatin Smolicë të Gjakovës, në një familje me tradita atdhetare. Ishte fëmija i tretë i Brahim Hasanajt. Dy vëllezërit e tij më të mëdhenj, Zeqa e Isufi, kishin vuajtur burg politik nëpër burgjet serbe e jugosllave. Edhe Avdyli për dekada të tëra ishte në shënjestër të regjimit okupues serb, deri në shpërthimin e luftës frontale më 1998. Gjatë Luftës së Dytë Botërore, Avdyli kishte marrë pjesë në radhët e luftëtarëve antifashistë, por kur kishte filluar kryengritja në Drenicës në krye me Shaban Polluzhën, në janar të vitit 1945, ai kishte kuptuar se Kosova e tradhtuar sërish do të mbetej nën robërinë serbe. Pasojat e kësaj robërie i vuajti gjatë gjithë kohës, por nuk u përul as u nënshtrua.

Fshati Smolicë i Gjakovës gjatë luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës u dallua për organizimin ushtarak, me ç’rast u mobilizuan pothuajse të gjithë banorët e fshatit, duke u kthyer në një vatër jashtëzakonisht të rëndësishme të luftës për liri, qoftë për furnizim me armë për mbarë Kosovën, qoftë për luftë të armatosur, ku për disa muaj me radhë forcat serbe nuk mundën të depërtojnë në pozicionet e UÇK-së në Smolicë, ku çdo ditë u zhvilluan luftime të rrepta e të përgjakshme. Në mesin e luftëtarëve trima të Smolicës, që nga fillimi deri në rënien heroike u shqua edhe luftëtari veteran 72-vjeçar, Avdyl Hasanaj, i cili me shembullin e tij të trimërisë tregoi se angazhimi në luftë për liri nuk njeh kufij moshe. Ai, në luftë e kishte të angazhuar edhe djalin e tij më të ri, Hakiun, atëherë 18-vjeçar.

Që në ditën e parë, kur UÇK-ja doli publikisht në Smolicë, më 6 prill 1998, Avdyl Hasanaj, mori armën e tij M-48 që e kishte siguruar që moti dhe doli para djemve të Smolicës, duke i mbështetur dhe duke kërkuar nga ata që të mos e kurse-jnë nga lufta. Aty në praninë e të gjithë luftëtarëve u betua në armën e lirisë. Po ashtu, në dispozicion të luftës e vuri edhe shtëpinë, ashtu siç bënë edhe shumë familje të tjera të këtij fshati emblemë rezistence.

Avdyl Hasanaj, kujtohet si luftëtar i denj, si shembull i njeriut që di të dësh-mojë se si luftohet e mbrohet atdheu. Me shembullin e tij ai ndikoi në ngritjen e moralit luftarak te pjesëtarët e UÇK-së. Ai u thoshte shpesh, bashkëluftëtarëve “Armiku serb e ka epërsinë e armëve, por ne e kemi epërsinë e zemrave, sepse po luftojmë për lirinë dhe për vendin tonë”.

Gjatë ditëve të luftës, kur në frontin e Smolicës po zhvilloheshin luftime të përg-jakshme, Avdyli e kishte përjetuar rëndë vrasjen e vogëlushit 10-vjeçar Florian Kurti, më 19 qershor 1998, sikurse që e kishte përjetuar rëndë edhe rënien heroike të dësh-morit 17-vjeçar Burim Hamza, më 3 korrik të atij viti. Por, në të dyja rastet, ndonëse kishte derdhur lot për ta, ai nuk ishte ligështuar. Së bashku me bashkëluftëtarët e tjerë pa u bërë njëzet e katër orë nga rëniet e tyre, iu hakmor shumëfish militarëve serbë.

Avdyl Hasanaj ishte në vijën e parë të frontit, në Pikën 2, në betejat e përdit-shme të zhvilluara në Smolicë. Edhe në betejën e 17 korrikut 1998, në Smolicë, luftoi e qëndroi denjësisht, derisa dha jetën për lirinë e atdheut.

Të njëjtën ditë ishte varrosur me nderime të larta ushtarake në Smolicë.

Pas përfundimit të luftës, është rivarrosur në varrezat e dëshmorëve të kombit në Smolicë, përkrah dëshmorëve të tjerë të kombit.

Ka lënë pas vetes pesë djem, nipa e mbesa. Nipi i tij, djali i të birit, Osmanit, ia ka përtërir emrin gjyshit dëshmor, Avdyl Hasanaj.

Familja Hasanaj është nderuar me mirënjohje të shumta për babanë dëshmor, si nga Qeveria e Përkohshme e Kosovës – Ministria e Mbrojtjes, Komanda e Zonës Op-erative të Dukagjinit e UÇK-së, Komanda e Brigadës 134 “Bedri Shala”, Shoqata e Familjeve të Dëshmorëve të UÇK-së, Komanda e Zonës së Tretë të Mbrojtjes e TMK-së, Komuna e Gjakovës, etj. Për dëshmorin Avdyl Hasanaj janë bërë shkrime bi-ografike e përkujtuese. Heroizmi i tij është përjetësuar në përmendoren e përbashkët të dëshmorëve të kombit në Smolicë. (F. R.)

Kontrolloni gjithashtu

Fetah Ahmet Gega (5.11.1964 - 2.5.1999)

Fetah Ahmet Gega (5.11.1964 – 2.5.1999)

Më 5 nëntor të vitit 1964, Ahmet Gegës, nga Studençani i komunës së Therandës (ish-Suharekë), i …