Avni Arifi kritikon Kurtin: Politikat e tij larguan Kosovën nga proceset ndërkombëtare

Ish-kryenegociatori i Kosovës në dialogun me Serbinë, Avni Arifi, ka deklaruar se politikat e kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, kanë larguar Kosovën nga proceset ndërkombëtare dhe kanë dëmtuar raportet me Bashkimin Evropian. Arifi tha se gjatë katër viteve të fundit Kosova ka humbur pozicionin që kishte më parë me partnerët ndërkombëtarë, dhe se aktualisht asnjë nga liderët e BE-së nuk i beson më Kurtit. “Kosova e ka larguar vetën nga proceset. Politikat e Kurtit na kanë vendosur jashtë pozicionit që e kemi pasur 4-5 vjet më parë. Asnjë nga liderët e BE-së nuk i beson Kurtit, nuk komunikojnë me të dhe nuk u besojnë veprimeve të tij. Ky proces po shtyhet nga BE-ja, pa Kosovën”, tha Arifi. Ai kritikoi gjithashtu sjelljet e Kurtit dhe të ekzekutivit të tij ndaj BE-së, duke i cilësuar shpesh fyese dhe arrogante. Sipas Arifit, kjo ka rezultuar me largimin gradual të Kosovës nga partneriteti me Bashkimin Evropian.

Kontrolloni gjithashtu

Fitim Selimi

Dr. Fitim Selimi kritikon qeverisjen e Albin Kurtit: “Mungesa e dimensionit njerëzor brenda liderit”

 Doktor Fitim Selimi ka publikuar një analizë kritike mbi mënyrën e qeverisjes së kryeministrit Albin …