Avni Arifi: Lëshimi i “Kosovës A” pa filtra të ajrit është krim – Qeveria po fsheh kolapsin e KEK-ut

Anëtari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Avni Arifi, ka reaguar ashpër ndaj vendimit për të vënë në funksion bllokun e termocentralit “Kosova A” pa filtra të ajrit, duke e cilësuar këtë veprim si të rrezikshëm dhe kriminal. Arifi ka kërkuar përgjegjësi penale për ata që kanë dhënë leje për operimin e këtij blloku pa sisteme funksionale të filtrimit. Sipas tij, një veprim i tillë përbën kërcënim serioz për shëndetin publik. “Kushdo që ka dhanë leje me u lëshu ky bllok i ‘Kosovës A’ pa filtrat e ajrit, ish dasht me u arrestu. Kqyrne vet çfarë helmi po na jepet pa u filtru, veç mos me pranu që KEK ka kolapsu”, ka shkruar Arifi. Ai akuzoi qeverinë për përpjekje të qëllimshme për të fshehur gjendjen e rëndë në Korporatën Energjetike të Kosovës, duke thënë se vendimet e fundit në sektorin e energjisë po shndërrohen në “krime të përditshme” ndaj qytetarëve.

Kontrolloni gjithashtu

Avdullah Hoti

Avdullah Hoti: Abdixhiku e ka mbyllur mandatin, dorëheqja nuk votohet, vetëm njoftohet

Ish-kryeministri dhe nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti, ka deklaruar se dorëheqja e …