Të gjithë që ishim shokë të idealit, të gjithë që bashkëvepruam e bashkëudhëtuam në rrugën e madhe e të gjatë kohore për të mbërritur deri te lufta çlirimtare kombëtare!
Shumë në këtë rrugëtim të shenjtë ranë nga dora vrastare pushtuese serbo-sllave, nëpër burgje e në ushtrinë okupatore! Një pjesë, më pak të përgatitur e të plogësht në vendime, filluan të shkëputeshin nga kolona revolucionare e luftarake!
Filluan të gjejnë rrugë të lehta, në zbritje të poshtë, duke rrëshqitur e u shndërruan në kameleonë, sa që pësuan metamorfozë!
Këta, me siguri, i arsyetonin huqet e veta dhe të mjedisit të vogël që e gjenin te pacifistët, si dhe mbështeteshin te të privilegjuarit kolaboracionistë!
Ndërkohë, kolona e të vendosurve, idealistëve, vazhdonte me bashkimin e idealistëve të rinj që do ta çonin luftën deri në kryengritje!
Kur lufta filloi, disa të paguximshëm thoshin: “Derisa të na thërrasë Rugova, nuk kyçemi në luftë!”
Ky ishte arsyetimi i tyre, baras me pritjen “derisa të pjellë mushka”!
Disa shokë që nuk iu drejtuan luftës, arsyetoheshin me pak gjë dhe vetëkënaqeshin me ndonjë ndihmë modeste!
Të vendosurit, të formuarit, të gatshmit për luftë, trimat dhe ata që ishin të gatshëm të sakrifikohen e të flijohen për lirinë e popullit dhe të Atdheut, edhe pse nuk ishim të barabartë përballë armikut, u bëmë grusht – forcë e pathyeshme deri në liri a vdekje!
Nga kjo luftë e pabarabartë dhe e domosdoshme për çlirim e liri, ranë mijëra dëshmorë dhe civilë!
E çuditshme: ata me pak veprime, larg rrezikut, larg Atdheut, u bënë të njëjtë me ata të “langen strasse”-s dhe i përbuzin luftëtarët, nënvlerësojnë luftën dhe mbivlerësojnë vetveten deri në pafryrësi e nihilizëm!
Të mos flas për ata që e sabotuan luftën, ia ndalën financat, tentuan me puç e me rivalitet paramilitaresk farkist, si oponentë kundër çlirimtarëve në dëm të pavarësisë dhe të sovranitetit të shtetit të Kosovës!
Tani duhet treguar gjithkujt vendin, pasi nuk po e dinë se kush janë!
Të vërtetën duhet ta themi përherë dhe pa hezitim – të mos i lëmë të na e toksikojnë Atdheun e ta devalvojnë luftën!
Poshtë sabotatorët, poshtë tradhtarët! Vdekje armiqve, liri shqiptarëve!
Respekt çlirimtarëve, lavdi dëshmorëve!
22 qershor
Sadik Halitjaha