Avni Arifi: Rikthimi i kryetarëve serbë më 5 dhjetor – simbolikë e ftohtë dhe e dhimbshme për Kosovën

Ish-ambasadori Avni Arifi ka reaguar lidhur me datën 5 dhjetor, kur pritet që kryetarët serbë të 10 komunave të marrin detyrën pas bojkotit të zgjedhjeve. Ai kujtoi se kjo datë përkon saktësisht me pesë vjetorin e largimit të përfaqësuesve serbë nga institucionet e Kosovës, veprim që atëherë ishte bërë, sipas tij, me vendim politik nga Beogradi. Arifi rikujtoi se më 5 dhjetor 2022 rreth 700 policë, katër kryetarë komunash në veri, 72 asambleistë, dhjetëra punonjës administrativë, si dhe gjyqtarë e prokurorë u tërhoqën nga strukturat e Kosovës. Ndërsa tani, më 5 dhjetor 2025, ai thotë se po ndodh rikthimi me po të njëjtën logjikë politike. Sipas tij, narrativi i tre viteve për “shtrirje sovraniteti” ka qenë i ndryshëm nga realiteti, të cilin ai e përshkruan si një periudhë të shoqëruar me mashtrim politik, izolim diplomatik dhe pasoja financiare për vendin. Arifi vlerësoi se situata po kthehet në pikën fillestare, ndërsa koston e këtij procesi e ka mbajtur Kosova.

Kontrolloni gjithashtu

KFOR dhe FSK zhvillojnë garë ushtarake për testimin e qëndrueshmërisë dhe aftësive taktike në Pejë

Trupat shumëkombëshe të Komandës Rajonale Perëndimore të KFOR-it, së bashku me pjesëtarë të Forcës së …