Avni Dehari: Si deputet i Kuvendit të Kosovës, ndër ligjet e para, që do të kërkoj të votohet, do të jetë ligji për votimin e mërgatës

Avni Dehari: Si deputet i Kuvendit të Kosovës, ndër ligjet e para, që do të kërkoj të votohet, do të jetë ligji për votimin e mërgatës

Kandidati për deputet i Lëvizjes Vetëvendosje, Avni Dehari, është betuar se si deputet i ardhshëm i Kuvendit të Kosovës, ndër ligjet e para, që do të kërkoj dhe do ta votoj, do të jetë ligji për votimin e mërgatës pranë përfaqësive të Kosovës në vendet ku jetojnë e punojnë mërgimtarët tanë.  Padrejtësinë masive të shkaktuar në këtë proces zgjedhor do ta hetojmë si Kuvend dhe do ta ndalim që më kurrë të mos përsëritet.  Plot 29.445 aplikime të mërgimtarëve u refuzuan këtë herë. Një ditë u shty publikimi i fletëvotimit, por jo dhe afati i pranimit. Nga 151.000 e-maile këtë herë vetëm 102.100 aplikime u pranuan në listën e votimit nga jashtë.  Kjo do të jetë e hera e fundit kur më të dashurve tanë, të afërmve tanë, që jetojnë e punojnë jashtë vendit, i mohohet e drejta e votës.  Të dashur bashkatdhetarë, ju falënderoj me zemër!  Ju i prini ndryshimit në Kosovë ka shkruar, Avni Dehari.

Kontrolloni gjithashtu

Millojko Spajiq, ka folur sërish lidhur me qëndrimin e Malit të Zi për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës

Kryeministri i Malit të Zi, Millojko Spajiq, është shprehur se qëndrimi zyrtar do të bëhet …