Paneli i Apelit në kuadër të Gjykatës Speciale ia ka refuzuar edhe një ankesë Hashim Thaçit e Kadri Veselit

Avokatët e Hashim Thaçit, Kadri Veselit e Rexhep Selimit, kërkojnë që atyre t’ iu lejohet komunikimi me familjarët përmes telefonit

Avokatët e Hashim Thaçit, Kadri Veselit dhe Rexhep Selimit janë ankuar se këta pengje të “drejtësisë evropiane nuk kanë komunikuar me familjarët e tyre edhe pas vendimit të ri të Gjykatës Speciales ku është thënë se atyre iu lejohen bisedat telefonike. Nevenka Tromp, e cila punoi për shumë vjet në Tribunalin e Hagës për ish-Jugosllavi deklaron se kufizimi i të drejtës për komunikim duhet të jetë shumë i bazuar. Sipas saj, me vendimin e fundit “janë braktisur të drejtat e njeriut”.  Avokatët e krerëve të UÇK-së gjatë kohës së luftës,  u ankuan para trupit gjykues se kërkesat e tyre për telefonata po vazhdojnë të refuzohen edhe pse Gjykata ka lajmëruar lejimin e komunkimit të ngushtë me familjen.

Kontrolloni gjithashtu

Specialja lehtëson masat për një vizitor të HashimThaçit, kufizimet mbeten për 10 të tjerë

Në gjykatën speciale në Hagë, është marrë vendim që vetëm njërit prej 11 personave t’i …