Avokati, Asdren Hoxha, thotë se sulmi në Banjskë është rast kompleks dhe kërkon kohë të gjatë për përgatitjen e një aktakuze

Avokati, Asdren Hoxha thotë se sulmi në Banjskë është  rast kompleks që kërkon kohë të gjatë për përgatitjen e një aktakuze. Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, gjatë mbledhjes së Qeverisë të mërkurën, shprehu kritika ndaj Prokurorisë Speciale për vonesën në ngritjen e aktakuzës ndaj Millan Radoiçiqit për sulmin në Banjskë, ndërsa theksoi se Prokurorisë iu deshën 10 orë për ta marrë në pyetje ministren Albulena Haxhiu për një postim. Këto kritika u kundërshtuan ashpër nga avokati Asdren Hoxha, i cili vlerësoi se krahasimi mes rasteve të ndryshme është i pavend. Unë këtë e shoh një demagogji, populizëm dhe gjithçka që qëllimin final e ka fitimin e votave. Kjo është politikë, në politikë gjithçka është e lejuar, s’ka rregulla, edhe pse e shohim si një lojë të ndytë të pushtetit ndaj gjyqësorit dhe medieve. Avokati Hoxha shtoi se sulmi në Banjskë është një rast shumë kompleks dhe Prokuroria Speciale e Kosovës ka për detyrë të trajtojë rastet më të ndërlikuara dhe me prioritet të lartë, përfshirë krimet e luftës, terrorizmin dhe krimin e organizuar.

Kontrolloni gjithashtu

Profesori amerikan, Edward Joseph kërkon nga Joe Biden që ta bindin Ukrainën që ta njohin pavarësinë e Kosovës

Edward Joseph: Të gjithëve atyre që u angazhuan me Januszin për çështjet e Ballkanit do t’ju mungoj mendja e tij depërtuese

Eduard Xhozef, ligjërues në Universitetin “Johns Hopkins” në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, e ka …