Salih Mustafa

Avokati, Bonne, kërkoi që Salih Mustafa të shpallet i pafajshëm për të gjitha akuzat dhe të lirohet sa më parë

Avokati i Salih Mustafës, Julius von Bonne,  ka paraqitur pretendimet e tij,  lidhur me mos besueshmërinë e deklaratave të dëshmitarëve të Zyrës së Prokurorit të Gjykatës Speciale.  Ai ka thënë se kjo zyrë po përpiqet të ndryshojë numrin e ndërtesave, në të cilat pretendohet të jenë mbajtur persona të ndaluar dhe po përpiqet të ndryshojë dëshmitë në mënyrë që ato të përshtaten me argumentet e prokurorisë. Sipas mbrojtjes, nëse trupi gjykues e shqyrton që Zyra e Prokurorit  ka ndryshuar qëndrimin e saj, atëherë mbrojtja kërkon të dëgjojë përsëri  të gjithë dëshmitarët e Prokurorisë. Avokati  ka thënë se aktakuza e konfirmuar në këtë çështje është e bazuar mbi faktin që ka qenë vetëm një ndërtesë në të cilën janë ndaluar njerëzit në Zllashë, ndërsa në dëshmitë e dëshmitarëve të Prokurorisë, ai ka thënë se përmenden disa ndërtesa dhe sipas tij nuk është e qartë kush në cilin objekt ka qëndruar. Më lejoni të shtoj që edhe gjykatësi i procedurës paraprake është mashtruar ose kështu duket, nga Prokuroria.  po t’i hedhim një sy vendimit të tij për konfirmimin e aktakuzës, ideja e tij dhe këtë mund ta shohim në citimet e vendimit të tij është që bëhet fjalë për vetëm një ndërtesë dhe jo për shumë ndërtesa”, Mbrojtja ka kërkuar që Salih Mustafa të shpallet i pafajshëm për të gjitha akuzat të cilat rëndojnë mbi të dhe ka kërkuar lirim sa më të shpejtë të tij.

Avokati Julius von Bone ka thënë para trupit gjykues se Mustafa nuk ka kryer asnjëherë krime por e ka vënë vetën në rrezik për të tjerët duke i shërbyer objektivit të përgjithshëm të popullit të Kosovës për të fituar pavarësinë.

Kontrolloni gjithashtu

Në paraqitjen e tij të parë Gjykatës Speciale në Hagë, Haxhi Shala nuk është deklaruar rreth fajësisë apo pafajësisë së tij ndaj tri akuzave. Në seancën e djeshme atij i është lexuar aktakuza, gjoja përpjekje në pengimin e personave zyrtarë në kryerjen e detyrave zyrtare përmes kërcënimit të rëndë, tentim për pengimin e personave zyrtarë në kryerjen e detyrave zyrtare përmes pjesëmarrjes në veprimin e përbashkët të një grupi dhe për frikësim gjatë procedurës penale. Haxhi Shala, i cili ndodhet në paraburgim, ka konfirmuar se ka pranuar aktakuzën në gjuhën shqipe. Haxhi Shala është arrestuar më 11 dhjetor dhe një ditë më vonë u transferua në Qendrën e Paraburgimit në Hagë. Ndërsa, Sabit Januzi dhe Ismet Bahtijari janë arrestuar në Kosovë më 5 tetor 2023 dhe janë transferuar në objektin e paraburgimit, më 6 tetor 2023 në bazë të aktakuzës së konfirmuar.

I rrëzohet kërkesa për ulje dënimi Haxhi Shalës

Kryetarja e Gjykatës speciale, Ekaterina Trendafilova, ka refuzuar kërkesën e Haxhi Shalës për modifikim të …