Avokati i Popullit: Mos anëtarësimi i Kosovës në Këshillin e Evropës ka pasoja të shumëfishta

Avokati i Popullit, Naim Qelaj ka vlerësuar se mos anëtarësimi i Kosovës në Këshillin e Evropës ka pasoja të shumëfishta. Ai ka theksuar më tutje se kjo bën që qytetarët e vendit tonë të privohen në raport me një të drejtë ndërkombëtare dhe ka shtuar se mos anëtarësimi në këtë organizatë është pasojë e politikave të brendshme të Kosovës. “Vetë anëtarësimi i Kosovës në këtë organizatë kishte me tregu dhe kishte me qenë idnikatorë mjaft i rëndësishëm për shtetin, për qytetarët se Kosova ka mbërri të jetë në standarde të mjaftueshme me vendet demokratike të Europës” është cituar të ketë deklaruar avokati i Popullit, Naim Qelaj.

Kontrolloni gjithashtu

PDK-ja të shtunën përmbyll fushatën në sheshin ‘Skënderbeu’, Hamza: Ejani të gjithë, bashkë ta ndryshojmë Kosovën

Partia Demokratike e Kosovës (PDK) të shtunën do ta përmbyll fushatën elektorale për zgjedhjet e …