leoni

Avokati i Popullit: Mos pajisja e qytetarëve me pasaporta nga Ministria e Brendshme është shkelje e të drejtave të qytetarëve

Avokati i  Popullit, Naim Qelaj, konsideron se mos pajisja e qytetarëve me pasaporta nga Ministria e Punëve të Brendshme është shkelje e të drejtave të qytetarëve, që u garantohen me ligj. Ai  konfirmon se kanë marrë shumë ankesa për çështjen e mungesës së pasaportave dhe kanë kërkuar sqarime nga Ministria e Punëve të Brendshme. Mos pajisja me dokumente të udhëtimit edhe për një periudhë të pacaktuar kohore, paraqet kufizim të së drejtës për tu pajisur me dokumente personale dhe si rrjedhojë edhe kufizim i të drejtave të tjera që dalin nga mos pajisja e qytetarëve me dokumente”, thuhet në përgjigjen e Avokatit të Popullit për Demokracia.com. Kujtdo që i është mohuar e drejta për t’u pajisur me pasaportë, Avokati i Popullit thotë se mund të nisë konflikt administrativ, thuhet në përgjigjen e këtij institucioni për Demokracia.com.

Kontrolloni gjithashtu

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, pritet ta vizitojë Kosovën më 11 mars

Sekretari i NATO-s, sfidon Moskën: “Ukraina vendos vetë për trupat në territorin e saj”

Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, ka reaguar ashpër ndaj kundërshtimeve të Rusisë për …