Avokati i Popullit në Ditën Botërore të Lirisë së Shtypit, i ka konsideruar shqetësuese rastet në rritje gjatë këtij viti të kërcënimeve, sulmeve fizike, cenimit të sigurisë dhe pengimit të ushtrimit të lirë të profesionit. Avokati i Popullit nëpërmjet një deklarate për media, në përballjet e vazhdueshme që gazetaria ka përgjatë procesit të zhvillimit të vet, respektimi i lirisë së medias dhe pluralizmit medial, janë dimension i pazëvendësueshëm edhe për të drejtat dhe liritë tjera të garantuara. Në këtë frymë, Avokati i Popullit bën thirrje për rrjedhë të lirë të mendimit, fjalës dhe informacionit dhe për reflektim e mendjehapësi përballë mendimeve të shprehura ndryshe, duke i konsideruar ato vlerë thelbësore të demokracisë, si sistem të cilin Kosova e ka përqafuar si shtet.
Radio Kosova e Lirë Radio-Kosova e Lirë, Radio e luftës çlirimtare, paqes dhe bashkimit kombëtar, Zëri i lirisë, besnikja e pavarësisë dhe e bashkimit të shqiptarëve.
