Shukrije Ramadani: Agim, erëra të forta po fryjnë kufijve tanë po mundohen t’i lēvizin, shtyjnë ma anash për ca hektarë

Shukrije Ramadani: Agim, erëra të forta po fryjnë kufijve tanë po mundohen t’i lëvizin ma anash për ca hektarë

Në 57 vjetorin e lindjes së Heroit të Kombit Agim Ramadani, bashkëshortja e tij, Shukrije Ramadani e ka përkujtuar heroin duke thënë se erëra të forta po fryjnë kufijve tanë me shpresën se mund t’i lëvizin, shtyjnë ma anash për ca hektarë. Në një postim ajo thotë: “Çdo herë jam lutur ti çelësh sytë e të shikosh lirinë që me gjak e lave, sot shpresoj që nuk na sheh e na dëgjon! Pusho i qetë shpirti im, se ti vetëm ditëlindje ke! Pusho, me bindjen se ngjyrat e lirisë janë ashtu siç i ëndërrove e pikturove me dashurinë e përjetshme! Ti ke ditur t’i lexosh sytë e njerëzve, të zbulosh të fshehtat e tyre e thikat pas shpine që t’i ruanin! Po tash janë shumuar thikat shpirti jem, në çdo anë secili ther secilin, e  fshihet pas maskës së liderit. Ideali u shkel e harru si të zhdukurit e luftës.  Ëndrrat e bukura u shëmtuan e po shndërrohen në makthe të humburish që se gjejnë rrugën e dritës!”, ka shkruar ajo.

Kontrolloni gjithashtu

Rrezikohet rruga e anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës pas rekomandimeve të Francës dhe Gjermanisë

Hapat e fundit të Kosovës drejt anëtarësimit në Këshillin e Evropës shfaqin shenja të kthimit …