70 studentë nga Kosova kanë mbetur në Britani të Madhe që nga shfaqja e pandemisë, ata kërkojnë të kthehen në atdhe

70 studentë nga Kosova kanë mbetur në Britani të Madhe që nga shfaqja e pandemisë, ata kërkojnë të kthehen në atdhe

Janë rreth 70 studentë dhe shtetas kosovarë që kanë mbetur në Britani të Madhe që nga shfaqja e pandemisë së COVID-19. Disa prej tyre, thonë se kanë mbetur të izoluar në Londër prej se bizneset ku ata punojnë dhe universitet ku studiojnë kanë pezulluar aktivitetet si pasojë e masave në luftën kundër shpërndarjes së virusit në vend. Gjatë javëve të kaluara, ata thonë se kanë kontaktuar shumë herë ambasadën e Kosovës në Londër duke kërkuar mundësimin e kthimit në Kosovë. Në Ministrinë e Infrastrukturës dhe Ambientit thonë se janë në njohuri për kërkesat, por se aktualisht është i pamundur organizimi i një fluturimi me Londrën. Shefi i kabinetit të MIA-së, Alban Zogaj, thotë se janë të planifikuara disa fluturime me shtete të tjera përpara se t’i vije radha fluturimeve nga Londra.

Kontrolloni gjithashtu

Rrezikohet rruga e anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës pas rekomandimeve të Francës dhe Gjermanisë

Hapat e fundit të Kosovës drejt anëtarësimit në Këshillin e Evropës shfaqin shenja të kthimit …